“Puthja nga Hôtel de Ville” e Robert Doisneau ishtë një nga fotografitë ikonike të shekullit të 20-të, një imazh që është sinonim i dashurisë dhe i Parisit, qytetiti të romancës.
Në atë kohë, të drejtat e imazhit mbroheshin me ligj dhe një Robert Doisneau i kujdesshëm preferonte të përdorte miq ose aktorë të rinj për të shfaqur në disa prej reportazheve të tij të porositura, në mënyrë që të shmangte çështjet ligjore.
Një pasdite në mars të vitit 1950, Doisneau doli në rrugët e Parisit me miqtë e rinj aktorë. Ai thjesht i la të ishin vetja, ata ecnin të shkujdesur, kapeshin dorëpërdorë, flisnin dhe putheshin, pa e vrarë mendjen se Robert Doisneau po i vëzhgonte dhe fotografonte. Si në fotot e tjera edhe në “Puthja nga Hôtel de Ville”, Doisneau nuk kishin modele në kuptimin klasik, ai i kapte ata duke flirtuar dhe puthur, në një mënyrë shumë të natyrshme.
Rezultati, një puthje e kapur në cepin e rrugës du Renard dhe rue de Rivoli, pikërisht përballë bashkisë së qytetit, konsiderohet si më e mira e Doisneau: një moment i pezullt, bukuria e të cilit njihet vetëm për të dashuruarit dhe fotografin. Rreth tyre ecin parisienët indiferentë, që mezi e vënë re çiftin e ri; makinat kalojnë pranë dhe njerëzit e ulur në një kafene (tani një dyqan këpucësh) flasin në mënyrë të gjallë. Është një zakonshmëri pariziene e gjithë kjo.
Por, ne, duke ndarë vështrimin e Doisneau-t, ndalemi në gjurmët tona para kësaj fotoje, menjëhershmëria e saj, lëvizja e trupave të rinj, vendi dhe koha, Parisi, i bëri një magji shikuesit. Kush kujdeset për autenticitetin? Ndjenjat e treguara në foto janë autentike. E vërteta këtu qëndron në bukurinë e impulsit dhe një spontaniteti që është i lidhur ngushtë me frymën franceze dhe kryeqytetin e saj.
“Në atë kohë, revistat amerikane ishin shumë të prirura për tregimet e Parisit, veçanërisht tregimet që mbulonin jetën në rrugët e Parisit ku njerëzit silleshin shumë më lirshëm se kudo në Amerikë. Edhe në rrugët e Nju Jorkut, çiftet nuk u panë duke u puthur dhe sigurisht asnjëherë me një braktisje kaq të shkujdesur”, thotë për BBC vajza e fotografit, Francine Deroudille.
Por çfarë mendonte vetë fotografi, Robert Doisneau: Asnjëherë nuk e kam pyetur veten pse kam bërë foto. Në realitet, e imja është një betejë e dëshpëruar kundër idesë se ne të gjithë jemi të destinuar të zhdukemi. Jam i vendosur të ndaloj kohën të kalojë. Është një çmenduri e pastër.
Njerëzit i pëlqejnë fotot e mia sepse shohin në to atë që do të shihnin nëse ndalonin së nxituari dhe do të gjenin kohë për të shijuar qytetin.
Përgatiti: Albert Vataj