Ndoshta tue e pas mik, çdo gja qi kam me than n’kyt profil t’paautorizum, si shkas urimi për ditëlindje e tij, ka me u marr me rezervë. Gjithsesi, se cili asht Astrit Fani, gjithkush ka pas privilegjin me e njoft, e me patjetër, mendimi jem nuk ka me ken shumë ndryshe ngase secili prej jush e profilizon Fanin qytetar dhe aktor, Fanin poet dhe kontributor arti, Fanin mik dhe koleg.
Por unë, tue ju përgjëru me lutje mirsis suej, m’lejohet me than dy fjalë ma shumë.
Astrit Fani, asht artistit shumëdimensional, aktor, moderator, poet. Gjithëpoaq shquhet për një kontribut t në artin dhe eventet kultorere n’qytetin e Shkodrës. Nuk asht vetëm Teateri “Migjeni”, ai tempull, i cili mbetet sinonim i nji emni, i nji kontributi, i nji veprimtari, si Astrit Fani. Ndoshta tue ken “Migjeni” për te, asht tan Shkodra dhe krejtçka e identifikon kyt përkatsim. Sepse Fani asht krejtkund Shkodra thirret me ken dëshmim dhe përfaqësim, me ken art dhe arritje, sharm galant dhe shpirt krijus, me kën tançka këto njerëz t’etun për t’bukrën e mëkojnë hyjshëm.
N’se na dvesim, se ç’ka asht Shkodra, me patjetër duhet me kuptu, se cillat cilsi e përbajnë dhe e përfaqësojnë nji shkodran, dhe ai, Astrit Fani asht prej atyne qi ka dëshmu se ka dit me ken me thelb shkodran. E si?! E njerëzishmja e tij, t’cillën mundesh me e përftu qysh n’takimin spariherë me te. Nuk ka kurrfarrë nevojet me pas njohje paraprake, për me gjet te ai, ate t’përkushtumin me tu gjind e me t’ndihmu ma shumë se ai mundet.
Për me kulmu n’kyt profil te Astrit Fani i Teatrit “Migjeni”, ku puna dhe përkushtimi i tij, pasioni dhe natyrshmëria me ken gjithmonë n’kohën dhe vendin e duhun, e kanë vesh ate me përgjegjsinë e t’kenmit ai e pakkush tjetër atij tempulli, zemër e shpirt, za e zell.
Astrit Fanin mundesh me e gjet gjithkund dhe të gatshëm për gjithçka, sepse don pa u drasht, me ba ç’ka ndin dhe ç’ka e njeh si përfshimje dhe kontribut. Njaq asht i kudogjendun, sa mundet me ken e vështirë me e dallu, se ku fillon tekstshkrusi dhe mbaron aktori, ku ndihet dora e punonjësit të skenës e kontributi te garderoba, ku lypet angazhimi i tij në organizimet rutinore dhe përfundon puna e palodhur në promovimin e atyne qi kanë ba historinë e Teatrit. Ai nuk asht me dedikim, si cicëron i “Migjeni”-t, por tançka ndodh n’kyt institucion, dhe jo pak asht produkti, përfaqësimi dhe vlersimet qi kanë marrë, dhe ai, Astrit Fanin njaty e gjen, në skenë e prapaskenë, tue t’prit dhe tue t’përcjell si te shpija e vet.
Roli i Astrit Fanit tue e ken i gjithanshëm asht edhe kompleks me pas një vlerësim për krejtkund ai e ka dhan dhe e jep kontributin e vet. Qysh prej fillimeve, ata t’roleve t’vogla, atyne n’kinematografi, t’cillat i dha madhështinë e shpirtit të tij, amëlcinë dhe karakterin përkushtus, tue ken dhe mbet unik.
Sot e çdo ditë lume, ate e gjen krejtkund shkodrani e thrret, përfaqësimi e kumton, talenti i’a shpërfaq tana cilsitë dhe atributet, me t’cillat identifikohet dhe përmes t’cillave ne e njohim. N’Shkodër i ka t’pakt shokët, n’skenë e ka t’spikatun rolin, në çdoditshmërinë rutinore, ai asht, Astrit Fani.
Albert Vataj