Kur sheh një dron në kthetrat e një shqiponje, nuk është thjeshtë që natyra mposht teknologjinë, siç qarkullojnë foto nëpër internet me këtë diçiturë, është shumë më shumë. Behet fjalë për masat që shtet po marrin për t’u mbrojtur nga sulmet keqbërëse të dronëve, pavarësisht se detektorët e teknologjisë monitorojnë përmes një rrjeti kufizimi që ata paracaktojnë për çdo fluturues teknologjik. Kohët e fundit bota është përballur me një kërcënim të ri në rritje, përdorimi armiqësor i dronëve komercialë jashtë detyrës së tyre në shërbime dhe komfort që ofrojnë risitë, që nga realizimi i filmimeve nga ajri për qëllime televizive, te videot artistike, etj., për të gjetur një potencim në përdorimin e tyre si transportues të postës dhe dërgesave te klientët.
Shtet kanë paraprirë kërcënimit nga këto fluturak teknologjik, duke iu kundërvënë fillimisht këtij eventualiteti me sanksione ligjore detyruese të rrepta. Sipas projektligjeve të implementuara në shumë vende të botës, pronarëve të dronëve u ndalohet të fluturojnë, kryesisht pranë aeroporteve, zonave ushtarake, burgjeve, bankave dhe objekteve të tjera të rëndësisë së veçantë.
Megjithëse përdorimi i dronëve i detyron poseduesit të kalojnë teste të ndërgjegjësimit për sigurinë dhe të përdorin aplikacione për të planifikuar fluturimet, ato jo domosdoshmërisht e kanë zgjidhur problemin. Sepse ligjet dhe çdo formë tjetër ndalimi, janë bërë për tu shkelur dhe kjo nuk është e pamundur, të paktën për ata të cilët e përdorin këtë aksesim teknologjik për qëllime kriminale. K
Dihet se që nga shtatori i vitit 2016, ushtria holandeze ka punuar me një specie rekrutësh: shqiponjat e trajnuara për të sulmuar dronët. Një ushtri speciale holandeze ka stërvitur dhe po instrukton shqiponjat e arta për të dalluar dronët dhe për të kryer goditje në ajër.
Misioni i tyre është shumë i saktë: të përgjojnë dronët që do të fluturonin mbi zona të caktuara të ndaluara, si metropolin e Brukselit dhe veçanërisht selinë e NATO-s, institucionet evropiane dhe aeroportin e Brukselit, por jo vetëm, citon një burim.
Gjithashtu përballë rrezikut të përdorimit të dromëve, për të gjurmuar ose kryer sulme ka futur në këtë garë edhe francezët.
Që nga mesi i vitit 2016, d’Artagnan, shqiponja në foto është trajnuar për të synuar kërcënimet e mundshme ajrore.
Zogjtë e tjerë të stërvitur në bazën ajrore Mont-de-Marsan, 130 kilometra në jug të Bordos, Francë. Ata janë pagëzuar me emrat D’Artagnan, Athos, Aramis, dhe Porthos”, personazhet e “Tre Muskatirëve” të Alexandre Dumas, por kjo nuk është e gjitha, sepse ushtri shqiponjash po stërvitenb të monitorojnë qiellin e ndaluar. Sipas ekspertëve shqiponja në veprim kapin shpejtësinë 80 km në orë, duke arritur të mbërthejë me kthetra dronin armik brenda 20 sekondave.
Pothuajse në të gjitha hapësirën ku operon kjo strategji defensive zbatohet e njëjta praktikë për stërvitjen e shqiponjave dhe pothuajse të gjithë po përdorin të njëjtën shqiponjë, shqiponjën kokëartë. Gjatë stërvitjes shqiponjave u shërbehet mishi në dronët mësimor. Këta zogj janë vrasës të lindur nga natyra, me sqepa të mbërthyer, sy qelibar dhe një hapje krahësh deri në 2.2 metra.
Të çelur në robëri, katër “musketierëve” stërvitësi i shërbyen ushqim mbi dronët e shkatërruar që nga mosha tre javëshe.
Kjo i mësoi zogjtë të kapnin avionët e pilotuar nga distanca për ushqim. Si të gjithë zogjtë grabitqarë, shqiponja kokëartë ka shikim të shkëlqyer dhe është në gjendje të dallojë objektivin e saj nga dy kilometra larg. Shqiponja e artë ka këmbë të fuqishme, që janë me pupla deri te gishtërinjtë që i shërbejnë për operim perfekt.
Për të parandaluar dëmtimit e shqiponjave, ushtritw ka projektuar dorashka të bëra prej lëkure dhe Kevlar, një material kundër shpërthimit, për të mbrojtur kthetrat e tyre.
“Nuk dua t’i dërgoj në vdekje”, këtë mrekulli të qiellit, këtë mund dhe sakrificë të gjatë, thotë stërvitësi i tyre. Ata janë misionarë të detyrave “të pamundura” dhe si të tillë vlejnë dhe duhet mbrojtur.
Gjithashtu edhe ushtria indiane, si simotrat e saj kudo nipër botë planifikon të vendosë shqiponja për të gjurmuar dhe shkatërruar dronët në hyrje që transportojnë ngarkesa të paligjshme.
Sipas zyrtarëve të sigurisë në Nju Delhi, një numër i madh dronësh janë infiltruar gjithnjë e më shumë në rajonet kufitare të Indisë nga Pakistani fqinj gjatë dy viteve të fundit, duke transportuar në mënyra të ndryshme dërgesa me armë të vogla dhe municione, drogë dhe valutë false, për t’iu dorëzuar grupeve të armatosura kryengritëse.
Forca e Sigurisë Kufitare e Indisë (BSF), e cila administron më shumë se 3,000 km të kufirit të saj perëndimor me Pakistanin gjatë kohës së paqes, zbuloi së fundmi se numri i zbarkimeve mashtruese të dronëve në Jammu dhe Kashmir, Punjab, Rajasthan dhe Gujarat, ishte dyfishuar që nga viti 2021.
Shefi i BSF, Pankaj Kumar Singh tha muajin e kaluar se forcat e tij kishin rrëzuar 17 drone pakistaneze vetëm në vitin 2022.
Të tjera lajme, të tjera risi pasurojnë këtë realitet të ri të krijuar, në një përpjekje për të parandaluar çdo të keqe dhe për të sfiduar krimin, i cili jo pak herë është një hap përpara mobilizimit të ligjëzbatuesve.
Albert Vataj