Shumica e monedhave të vjetra janë prej ari, por vlejnë shumë më shumë dhe kjo për rëndësinë që ato kanë, periudhën dhe perandorin apo sunduesin që ato përfaqësojnë. Pak a shumë ato janë faqe të historisë të shkruara në metal të çmuar, janë dëshmim i gjallë i një kohe që nuk mund t’i jepet harrimit dhe kjo falë pasionit të koleksionistëve dhe shpirtit bujar të blerësve.
Kjo monedhë e perandorit me origjinë ilirë Justiniani, ofrohet për shitje në https://www.ancientcointraders.com, kundrejt vlerës 465,30 USD ose 439,92 €. Të dhënat që bëhen prezent në katalog janë: I përket Justin I është prej ari dhe daton gjatë periudhës 518-527 pas Krishtit. Pamja ofron bust i Justin I-rë me diadem, i veshur dhe i zhveshur, djathtas, është e madhësisë 14,30 mm, me peshë 1,1 g. E tonifikuar, zona me goditje të dobët, gërvishtje, krahë pak me onde, të prera. Prejardhja ex Classical Numismatic Group e Auction 443 (1 maj 2019), Loti 618.
“Me i madhi nga te gjithe perandoret bizantine ka qene Justiniani (527 – 565), i cili rridhte nga prinder ilire dhe ishte pasuesi i xhaxhait te vet, Justinit. Justiniani kishte fituar fame te pavdekshme ne kater fusha: e luftes, te arkitektures, te drejtesise dhe historise kishtare. Bota i detyron atij Shen-Sofine.” thotë Edith Durham, huajtur nga publikimi i Preveza Abrashit
Në një shpjegim ekstrakt historik shkruhet se “Në fillim të jetës së tij, Justini I ishte një fshatar me prejardhje iliro-romake. Pas një pushtimi barbar, ai u strehua në Kostandinopojë, ku u bashkua me rojet e pallatit, ekcubitorët. Për shkak të aftësisë dhe trimërisë së tij të dukshme, ai u ngjit në gradat dhe në fund u bë komandanti i tyre. Kur vdiq perandori Anastatius, Justini I u zgjodh perandor i ri nga këshilli. Mbretërimi i tij shënoi fillimin e epokës së parë të artë të Perandorisë Bizantine nën Dinastinë Justinian. Veçanërisht, Justini I i dha fund përçarjes Akake, duke rivendosur kështu marrëdhëniet me Kishën Romake. Ai u mbështet nga nipi i tij i shkëlqyer Justiniani, i cili më vonë do të bëhej pasardhësi i tij.
Siç dihet monedhat e vjetra edhe pse sot janë një mall i lakmuar i koleksionistëve të antikuarëve, ato në vetvete janë dëshmia e faktuar e një status i zhvillimit ekonomik të periudhave dhe sunduesve.
Albert Vataj