Ankimtarët, gjithnjë kanë arsye të paarsyeshme për t’u justifikuar për pamjaftueshmërinë e kohës, për të bërë diçka të vlertë në këtë jetë tranzit.
Mos thuaj se nuk ke kohë të mjaftueshme, për të bërë atë që të urdhëron shpirti dhe ta thotë zemra, sepse, thotë thotë H. Jackson Brown, ke saktësisht çdo ditë të njëjtin numër orësh, ndoshta mundësishë shumë më shumë, që kanë patur; Helen Keller, Pasteur, Michaelangelo, Nënë Tereza, Leonardo da Vinci, Thomas Jefferson, dhe Albert Einstein, etj. etj. për të shkuar emrin e tyre lavdiplotë në faqet e historisë së botës.
Ai që ankohet që nuk i mjafton koha për të dëshmuar misionin e tij, për të treguar me vepër atë që ushqen me pasion dhe përkushtim, fatkeqësisht ai lejon që ekzistenca e tij është thjeshtë një aksident.
Albert Vataj