Miq, Gëzuar Fitër Bajramin!
Bekuar qoft, Ai, Zoti i të gjithëve, Ai që pranoi çfarë ju dhatë me zemër dhe lartësuat me njeriun që mbushet; me besim dhe frymë, përkushtim dhe devocion, mirësi dhe tolerancë, urtësi dhe dritë.
Zot, Ti që ke shpirtin e gjithësisë në prehrin bujarshëm të vullnetit të mirë që shpërblen, Ij i begatë për ata që të lartësuan me besim e të shndërruan në altar përmes sakrificës.
Pranoje këtë vepër të lartë të njerëzores që mëkohet me përkushtim në Ty;
… në Ty që tregon udhën;
… në Ty që pranon njeriun dhe e çliron atë nga barra e rëndë e vesit dhe dyshimit, duke e udhëprirë kah e vërteta;
… në Ty që ke zemër të madhe, ku çdo grimcë përkushtimi dhe devocioni meriton shpërblimin e një bote dritur në mirësi.
Zot, Ti, që je gjithçka që ne kemi dhe çfarë ne jemi, pranoje sakrificën tonë, siç ke lejuar që lutjet tona të jenë komunikimi i atyre që flasin e atij sublimiteti që përgjigjet.
Sot, si çdo ditë që vjen nga Ty, për veprën tonë kushtuar plot mirënjohje për Ty, vijmë kokëulur e shpirtlartësuar, për të dëshmuar se jemi të denjë për sakrifica dhe të merituar për shpërblimin Tënd.
Zot, bekoje këtë shpirt që mbushet me Ty dhe, sofër që shtrohet nga Ty për Ty!
Na ke udhëprirë prej fillimit, deri në të mbramë do t’i bindemi vullnesës Tënde.
Sot e deri në përjetësi, në Ty e për Ty, jemi të përulur dhe të përkushtuar për veprën që na u besua, vlerat që përfaqësuam, besimin që mëkuam, shpërblimin që begatuam në zemra e sakrificën që lartësoi shpirtin në lavdinë Tënde.
Zot, Ti që më je madhi sovran, zotërofsh fatin tonë, siç gjithësinë na ofron si mundësi dhe sprovë!
Meritojmë shpërblimin tënd!