Autorja e Harry Potter, JK Rowling ka folur para pak kohësh për abuzimin që pësoi nga duart e ish-bashkëshortit të saj, duke thënë se ai u përpoq t’ia merrte dorëshkrimet e pabotuar të librit të parë të serisë Harry Potter. Por ëndrrat nuk lindin për të vdekur, por për të vënë sprovë dhe kjo grua mitike e letërsisë luftoi dhe fitoi.
Duke folur në “Gjykimet e Shtrigave”, një seri podkastesh, nëna Harry Potter, JK Rowling, ka përshkruar marrëdhënien e saj me Jorge Arantes, si të dhunshme dhe kontrolluese, duke thënë se asaj i’u desh ti fshihte faqet e veprës, në grupe të vogla dorëshkrimesh për t’i fotokopjuar, në rast se ai do ti digjte ato.
“Në këtë pikë ai kërkonte gjithnjë çantën time, sa herë që kthehem në shtëpi nga puna. Unë nuk kam një çelës për derën hyrëse, sepse ai duhej të kishte kontrollo total, kështu që gjithnjë jam e mbikqyrur” u shpreh ajo në podkast.
Rowling përshkroi se jetonte në “një gjendje të tmerrshme tensioni” me ish-bashkëshortin, i cili kërkonte t’i vriste ëndrrën që në hapat e parë. “Dhe megjithatë dorëshkrimi vazhdoi të rritej. Unë do të vazhdoj të shkruaj. Në fakt, ai e dinte se çfarë do të thoshte ai dorëshkrim për mua, sepse në një moment e mori dorëshkrimin dhe e fshehu dhe ky ishte pengu i tij.”
Duke u bërë gjithnjë e më e vendosur për t’u larguar drejt lirisë, ajo do të “merrte fshehurazi disa faqe të dorëshkrimit në punë çdo ditë – vetëm disa faqe, që ai të mos kuptonte se asgjë nuk mungonte – dhe do ti fotokopjonte atë”.
Ajo shtoi: “Dhe gradualisht në një dollap në dhomën e stafit, pak nga pak, dorëshkrimi i fotokopjuar u rrit, u rrit dhe u rrit, sepse dyshoja se, nëse nuk do të mund të dilja me gjithçka, ai do ta digjte ose do ta merrte atë, duke mbajtur si peng.
“Ai dorëshkrim do të thoshte ende shumë për mua. Kjo ishte gjëja që unë në fakt i dhashë përparësi kursimit. E vetmja gjë që kam pasur prioritet përtej kësaj, padyshim, ishte vajza ime, por në atë moment ajo është ende brenda meje, kështu që ajo është aq e sigurt sa mund të jetë në atë situatë.”
Dhe kështu ëndrra e madhe Harry Potter mundi të shpëtonte dhe JK Rowling të shndërrohet në një grua ikonë e letërsisë.
Për The Guardian/ Kevin Rawlinson
Përgatiti: Albert Vataj