Më 18 prill 1506 u vendos gur-themeli i bazilikës së tanishme të Shën Pjetrit në Romë. Bazilika e parë e Shën Pjetrit ishte ndërtuar nga perandori Konstandin në shekullin e katërt, por deri në fund të shekullit të 15-të ajo thuajse ishte rrënuar. Të pranishëm në vendosjen e gurit të parë ishin disa nga figurat kryesore të Rilindjes italiane; si Cesare Borgia, Niccolo Machiavelli, dhe tre papë të ardhshëm. Gropa e hapur ishte shumë e thellë dhe papa Julius, 63 vjeç, iu desh të zbriste poshtë me shumë kujdes për të lënë atje një kuti prej mermeri ku ishin mbyllur hermetikisht 12 medaljone, simbole për 12 apostujt. Në njërën anë të medaljonit ishte imazhi i papës dhe në anën tjetër pamja e Bazilikës së re. Ndërtimi zgjati 120 vjet dhe Bazilika u përurua më 18 nëntor 1626. Një mënyrë financimi për ndërtimin e Bazilikës së re ishte edhe nëpërmjet shitjes së indulgjencave.
Mëkatarët nuk mund të pranoheshin në Perandorinë e Zotit nëse nuk pendoheshin dhe falja e tyre purifikuese kushtonte shtrenjtë përmes shitjes së indulgjencave nga kisha. Siç dihet në mësimet e Kishës Katolike, një indulgjencë është “një mënyrë për të reduktuar masën e ndëshkimit që duhet t’i nënshtrohet për mëkatet”. Katekizmi i Kishës Katolike e përshkruan kënaqësinë si “një falje para Zotit të dënimit të përkohshëm për shkak të mëkateve, faji i të cilëve është falur tashmë, të cilin i krishteri besnik i disponuar siç duhet, e fiton në kushte të përcaktuara nëpërmjet veprimit të Kishës, e cila, si ministër i shëlbimit, shpërndan dhe zbaton me autoritet thesarin e kënaqësive të Krishtit dhe të gjithë shenjtorëve” (Citim nga Wikipedia).
Në mesjetën e vonë, indulgjencat u përdorën për të mbështetur bamirësitë për të mirën publike, por kryesisht ato të ardhura disponoheshin nga kisha, autoriteti që shiste faljen përmes indulcencave. Por paraja e mëkateve nuk mund të mos ushqente mëkate që morën nën kërcënim kishën. Abuzimi i indulgjencave, kryesisht nëpërmjet komercializimit, ishte bërë një problem serioz, të cilin kisha e pranoi, por nuk ishte në gjendje ta frenonte në mënyrë efektive. Indulgjencat ishin, që nga fillimi i Reformës Protestante, një objektiv i sulmeve nga Martin Luteri dhe teologë të tjerë protestantë. Përfundimisht, Kundër-Reforma Katolike frenoi abuzimet e indulgjencave, por indulgjencat vazhdojnë të luajnë një rol në jetën moderne fetare katolike dhe u konfirmuan dogmatikisht si pjesë e besimit katolik nga Këshilli i Trentit..
Albert Vataj