Një këngë fantastike vjen nga zëri brilant dhe risia e këtij komunikimi shprehës të Aurel Thellimit.
Gërshetimi i ritmit me folk dominues, performimi i kërcimtarëve, e shndërron këtë klip, këtë kurajë artistikë në një marrëdhënie përjetuese të fuqishme, i jep thellësi ndijimit dhe puls të shtuar rrëmbimit shpirtëror që ngas në kërcim. Kjo ardhje e Thellimit është njëjt në lartësinë e kritereve estetike, me prezantimet e mëhershme, ç’ka dëshmon për pjekuri artistike dhe stabilitet. Vokali i tij spikat për forcën dhe ngjyrën, për ruajtjen e niveleve dhe shpërthimin kulmues.
Teksti, muzika gjithashu, veprojnë në një harmoni perfekte.
Bini juve dajre ju tupana
Syte e zemres i ka vetem nana
Dore per dore kercen shoqeria
Ajo di sekretet e mija!
Ref
Digje djalo sot shamine ti digje
Digje nxirrja fundin sot kesaj dite
Digje djalo digje
Digje djalo digje
Amanet tek une ty te baba
Veshur nuse sot ti me te bardha
Me nje fjal ne lidhem bashke kuror
Digjet dasma mbushur me dasmore
Është ky teksti i Aurel Thellimit, ajo që këtë këngë e zbret nga poetika epike e folkut në harenë e gazmimeve, në kulmimin e sublimes, dasmës.
Dhe vjen ky klip, për të sjellë një vlerë të shtuar në repertorin e këngëtarit, por edhe në lëmin krijues në përgjithësi. Kjo prurje do të ketë një sukses të garabtuar. Aurel Thellimi me “Digje” do ta djegi, do t’i “vërë flakën” skenave të këngës, por edhe gëzimeve familjare. Kjo aftësi për ta përafruar kohën, për ta zbritur dasmën nga legjenda dhe epika në modernitet, është tipar zgjimi te vlerat e traditës dhe trajtimi me shpirt kombëtar të artit, si një zgjim në ndërgjegje dhe rijetim në kohëshmëri. Gjithë këtë e bën një artist i kompletuar, një integritet krijues, si Aurel Thellimi.
Albert Vataj