Konstantin Razumov është një piktor rus i njohur për portretet e tij impresioniste, gratë mondane dhe një lloj qasje të ripërkufizimit të lojës joshëse të gruas prej një kohjeje, e cila duke sjell ndryshime e ka të pamundur të nënshtrojë magjinë e asaj bukurie delikate dhe finese ngasëse.
Tepër i detajuar, Razumov shpesh përqendrohet te vajzat e reja me veshje luksoze, megjithëse ai gjithashtu pikturon nudo dhe peizazhe me vëmendje ndaj dritës dhe atmosferës, ai e shquan personazhin duke e mbushur kanavacën me prezencë ndijimi cytës dhe ngjyrim të tonaliteteve depërtuese.
Tablotë e tij janë shkrepëtina drite mbi një atyshmëri reflektimi përjetues të fuqishëm. Në një ngulm për të kërkuar përsosmërinë e së bukurës mishëruat te gruaja, ai padyshim tregon dhe atë dashurim të dëshirueshëm që në shpirtjen e tij mbruhet për të marrë jetë në dalldisjen krijuese.
I lindur në vitin 1974 në Zarinsk, Rusi, Razumov studioi në Akademinë e Arteve nën Ilya Glazunov në Moskë, ku aktualisht jeton dhe punon.
Veprat e tij karakterizohen nga ndërthurja e teknikës së realizmit dhe impresionizmit, në të cilën ai paraqet një larmi tematikash, ndër të cilat dallohen nga nudot, portretet dhe çastet meditative të grave në mjedise mondane, deri te peizazhet.
Ngjyrat e tij brilante, butësia e lëkurës në nudot dhe feminilitetin e personazheve të pikturës së tij, janë karakteristik që e dallojnë atë për fuqinë shprehëse dhe intensiteti përjetues.
Razumov është besnik ndaj parimeve të impresionizmit, megjithatë, ai zbeh disa prekje moderne, të cilat janë më të dukshme në nudot e tij të buta dhe sensuale, shkujdesja dhe loja ngasëse, hutimi dhe meditativja, cekur në një kulmim shpërfaqës.
Romantizmi dhe bukuria martohen në mënyrë perfektë me delikatesën e penelatave të ngjyrave plot dritë dhe zjarr, kumt që të magjeps dhe të mahnit.
Spikat gjithashtu lëmimi i lëkurës në figurat e tij, tiparet shprehëse të personazheve të tij, i dallojnë duke u rrekur të krijojnë një perandori të panënshtrueshme të bukurisë joshëse të gruas. Në tablotë e moskovitit, Konstantin Razumov, gruaja vjen si një përfytyrim idilik, me gjithë hijeshinë, sharmin, bukurinë, provokimin, sensualitetin, mondanitetin. Ajo në këto tablo është plot ngjyra si për të treguar se vetë paleta e ngjyrave të piktorit dhe dehja e kolorit të dritës nuk ka një simbolikë më domethënëse se atë.
Punimet e tij mund të gjenden në koleksione private dhe në galeri në qytetet më të njohura të botës: Moskë, Paris, Londër dhe Nju Jork.
Albert Vataj