* Kur Karli II erdhi në fron pas revolucionit të udhëhequr nga Kromuelli, mbreti i ofroi John Milton një post të rëndësishëm. Gruaja e nxiti që të pranonte, por poeti refuzoi prerazi duke thënë:
– Ti je grua dhe do të dëshiroje të kishe një karrocë me katër kuaj, ndërsa unë nuk lakmoj tjetër veçse të jetoj dhe të vdes i ndershëm.
* Poeti Milton që mbeti në të njëjtën kohë i verbër dhe i ve, u martua sërish. Një miku i tij u habit me të, sepse edhe i verbër kërkoi grua për t’u martuar. Ju gaboheni iu përgjigj poeti- dhe po ju them, po të isha edhe i shurdhur do të bëhesha dhëndri më i mirë në Angli.
* Miltoni i verbër u martua për të tretën herë me një grua shumë të bukur por me karakter të ashpër dhe të vështirë. Duka i Bukingenit i tha se gruaja e tij e re ishte e bukur si një trëndafil.
– Shumë e vërtetë, – u përgjigj Miltoni, – veçse unë nuk shoh dot ngjyrat po ama ndiej gjembat e trëndafilit.
Është më lehtë të qeverisësh një mbretëri sesa një grua, përfundoi bisedën poeti.
Përgatiti: Albert Vataj