Piktori dhe skulptori i mirënjohur, Alfred Mirashi Milot, vijon të jetë në pedanën e triumfatorëve. Arena e tij e përleshjes prej gladiatori është epike, sepse vetë arti është një epikë në tërësinë e vet shprehëse dhe komunikimin. Fushëbetejat që ai hyri sfidues si një luftëtar dhe u kthye si një gjeneral fitimtar, janë të shumta sepse edhe shpirti i tij prej malësori është; i një luftëtari të paepur, i një guximtari të pamposhtur, i një hiri dhe bukurie krijuese që është mbrujtur në tharmin e ashpërsisë dhe magjisë së Parthenonit shqiptar, Alpeve të Veriut, aty ku shqiponjat bëjnë fole, Zanat hedhin valle dhe legjendat shkruajnë historinë.
Më datë 25 nëntor 2022 në orën 19:00 në selinë prestigjioze të Palazzo Manchiarelli në Montoro (AV) u zhvillua ndarja e çmimit Premio Due Principati 2022, e cila pati mes shumë fituesve edhe artistin e njohur shqiptaro-italianin, malësorin Alfred Mirashi Milot.
Akstiviteti ishte organizuar nga Shoqata “Campania Sud-Ovest”, me Enzo Pecoraro si President, që përfaqësonte një njohje prestigjioze për ata që kanë kontribuar në Itali dhe jashtë saj në përhapjen e kulturës dhe dijes dhe është krijuar për të nderuar personalitete që, me guximi, përkushtimi, sakrifica dhe devocion janë dalluar veçanërisht me rezultate të merituara dhe të prekshme.
Personalitete që me angazhimin e tyre kanë kontribuar për t’i sjellë prestigj Italisë dhe kanë rritur trashëgiminë e saj kulturore, ekonomike dhe njerëzore, civile dhe demokratike. Alfred Mirashi Milot, pas vendimit të komisionit shkencor institucional të kryesuar nga Avv. Antonio Larizza, u vlerësua me këtë çmim për shtrirjen domethënëse të mesazhit të përcjellë nga veprat e tij. Çelësat e Milotit, vepra vigane që përshkruajnë “çelësat e shtrembëruar” janë vepra që flasin për dialogun mes popujve, bashkimin dhe vëllazërinë, vizioni i artistit është ai i një bote të hapur ku dyert nuk mbyllen. I dukshëm në zonë, Çelësi i Cervinarës (2017) dhe së shpejti në Napoli “Çelësi i sotëm” i porositur nga kryebashkiaku Manfredi, i prezantuar nga APS Millevolti në bashkëpunim me Jean Ëolf nga Los Angeles (sponsor i eventit). Momenti është veçanërisht i favorshëm për Milotin, i cili së fundi ishte fitues në vendlindjen e tij të konkursit ndërkombëtar Art në Hapësirë Publike të organizuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë ku së shpejti do të përurohet “Çelësi i Shqipërisë”, kumtoi drejtoresha artistike Michele Stanzione. Të gjitha skulpturat janë pjesë e projektit unik “Çelësi i Unitetit”.
Ndër fituesit e tjerë që plotësojnë kuadrin e këtij takimi triumfatorësh, sipas specifikimeve janë: për seksionin e Enogastronomy Vincenzo Borrelli, menaxher i përgjithshëm i grupit Sire Receptions, si dhe Zëv/President kombëtar i Assoeventi of Confindustria; për rubrikën e Gazetarisë, çmimi iu dha gazetarit Pierluigi Melillo, drejtor i Otto Channel TV; për seksionin e Legalitetit Antonio F. Caputo, General Guardia di Finanza në rezervë si dhe President i Konsorciumit ASMEL; për seksionin e Kulturës tek Tiziana D’Angelo Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Paestum dhe Velia; për seksionin e Zhvillimit Maria Tortoriello, drejtoreshë e Coldiretti Avellino; për seksionin e Mjekësisë për Carlo Iannace, drejtues i Njësisë më të Mirë të Spitalit Moscati në Avellino; Seksioni i sipërmarrjes për Martina Oliviero, pronare të kompanisë Oliviero Dolciaria dhe për seksionin e Mjedisit tek Enzo De Luca presidenti i Observatorit Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve.
Albert Vataj