Gërmuesit në Izrael kanë zbuluar një thesar të përbërë nga 44 monedha ari bizantine dhe sende të tjera me vlerë.
Monedhat nga thesari u prenë nga Perandoria Bizantine gjatë mbretërimit të Perandorit Fokas (602-610 pas Krishtit) dhe Perandorit Heraklius (610-641 pas Krishtit). Të gjitha paratë e gjetura ishin monedha ari solidus, të cilat ishin monedhë e zakonshme gjatë epokës bizantine (rreth 330-1453 pas Krishtit). Sipas një deklarate, ekspertët nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA) i datuan monedhat në kohën e pushtimit mysliman të Palestinës Bizantine, që ndodhi në vitin 635 pas Krishtit.
“Shumica e monedhave janë të perandorit bizantin Heraklius,”tha në deklaratë Gabriela Bijovsky, një ekspert numizmatik në IAA. “Dhe ajo që është veçanërisht interesante është se në vitet e tij të hershme si perandor, në monedhë përshkruhej vetëm portreti i tij, ndërsa pas një kohe të shkurtër shfaqen edhe imazhet e djemve të tij. Në fakt mund të ndiqni djemtë e tij duke u rritur – nga fëmijëria e deri tek babai i tyre, i cili është paraqitur në monedh me një mjekër të gjatë.”
Studiuesit e zbuluan këtë thesar në Rezervatin Natyror Hermon Stream në Izraelin verior, i cili dikur ishte vendi i qytetit antik të Banias (i njohur gjithashtu si Paneas ose Panias) dhe në një kohë shërbente si një vend kulti për Pan, një perëndi grek i pjellorisë, që ishte gjysmë njeri dhe gjysmë dhi, sipas një artikulli në revistën Buletin of the American Schools of Oriental Research. Të krishterët besojnë se është vendi ku “Apostulli Pjetër shpalli Jezusin si Krishti”, sipas deklaratës.
Ky zbulim u gjet i vendosur në bazën e një muri guri dhe ekspertët mendojnë se ajo ishte lënë nga dikush që po ikte gjatë pushtimit mysliman.
“Zbulimi pasqyron një moment specifik në kohë, kur ne mund të imagjinojmë pronarin duke fshehur pasurinë e tij në kërcënimin e luftës, duke shpresuar të kthehet një ditë për të rimarrë pronën e tij,” tha në deklaratë Yoav Lerer, drejtor i gërmimeve për IAA. “Në retrospektivë, ne e dimë se ai ishte fat, sepse ai nuk u kthy kurrë dhe pasuria e tij ngreli aty ku ai e la për tu gjetur mijëra vite pas.”
Nga Jennifer Nalewicki
Përgatiti: Albert Vataj