Nga Albert Vataj
“Zanat kërcimtare”, është një punë befasuese e piktorit suedez Johan August Malmström (14 tetor 1829 – 18 tetor 1901). “Dancing Fairies”, piktura përshkruan zanat që kërcejnë mbi ujë, në një peizazh me hënë. Ajo është realizuar më 1866 dhe nuk mbetet e vetmja prej punëve të këtij piktori që trajtoi këtë temë, që solli vizualisht përmes një loje magjepsëse me penelatat e dritës, atë që mundet ta endi vetëm përfytyrimi dhe ëndrra. Këto krijesa të mitologjisë dhe traditës vendase, vijnë në këtë pikturë me një frymë kaq përfshirëse dhe shastisëshe. Ne të gjithë kemi dëgjuar, por pak janë ata që i kanë parë këto realitete veguese, këto bukuri që ravijëzohen përmes shpërthimit të dritës duke behur kaq real. Ato sendërtohen nga përfytyrimi dhe gjallojnë nga penelatat e piktorit si duaj mjegulle që kridhen në muzgun e ditës. Ato janë kaq të bukura, sa dhe të mistershme, në këtë kërcim ata krijojnë një realitet që piktori e ka nxjerr nga irealja, nga ëndrra, për ta ndarë me admiruesit të artit të krijimit.
Zanat që kërcejnë në një livadh në muzg, rrjedhin mbi peizazhin romantik. Njëra prej tyre përkulet mbi ujë për të kapur një paraqitje të shkurtër të imazhit të saj. Kjo pikturë vizionare, përshkruan gjithashntu mjegullën e mëngjesit të shndërruar në zana, si shpirtrat e natyrës së pazbutur. Zanat shiheshin si delikate, të buta, të ndjeshme, por edhe kapriçioze dhe të prirura që ndjenjat e tyre të lëndoheshin lehtësisht dhe të ofendoheshin nëse nuk trajtoheshin mirë. Në traditën popullore suedeze, dhe jo vetëm njerëzit paralajmëroheshin të ruheshin nga kukudhët, pasi ato mund të ishin të rrezikshëm për ata që nuk ishin të kujdesshëm me ta. Zanat në njerëzit e fshehur të mitologjisë norvegjeze kanë mbijetuar në folklorin lokal shpesh si gra të reja të bukura, që jetojnë në natyrë në kodra, pyje dhe tuma gurësh. Në Arti dhe letërsia romantike, kukudhët zakonisht paraqiten si flokë të hapur, të veshur me të bardha dhe shpërfytyrohen kur lëndohen.
August Malmström-it gjatë karrierës së tij mes shumë tematikash që lëvroi duke sjellë në art frymë suedeze përdorte tema si nga mitologjia dhe folklori, dhe imazhet e tij shpesh përshkruanin zanat dhe shpirtrat e tjerë të natyrës.