Nëse cekim punën e publikuar, autori i saj austriaku rebel, antikonformisti Norman Alfred William Lindsay demonstron aftësinë e tij për të zotëruar teknikën, drejtpeshimin e elementeve përbërës të tablos, kujdesin skolaresk të futjes së dritës në suazë, për të lënë jashtë një admirim dhe libido me tendencë ngritjeje.
Parë në aspektin estetik dhe artistik, Lindsay më shumë se i debatuar, i sulmuar, i anatemuar, qaset të mos ngjitet më lart sesa puna e një ilustruesi kopertinash dhe të zvarget në baltovinën e pamjaftueshmërisë për të zgjedhur shkollën që i shkon më shumë për shtat. Varësisht tematikave, ai dallon qartë për shterrim idesh vetiake. Me nevojën për të sfiduar kohën dhe gjeneratën që e keqkuptoi, ai kërcen nëpër teknika dhe tematika të ndryshme, duke marrë prej gjithçfarë dhe gjithkah që memoria e artit të tablosë kishte tubuar deri asokohe, nga krejt kulturat dhe ndryshesat e saj, për të mbetur një kumtues i dalldisur i kurmit të kolmë të gruas, gjokseve të kërcyera, me fjalë të tjera një idealizimi të imazhit të femrës, e cila parakaloi nëpër kërshërinë e tij duke mbetur jo shumë e larmishme.
Norman Alfred William Lindsay, i njohur më së shumti si karikaturist editor, te e vona si skulptor e prezanton penelatën e tij me një përzimllek stilesh dhe autorësishë, duke na detyruar të mbesim gojëhapur para zgjimit tek ai të të fshehtave të errëta të mendjes, të cilat i sfidoi me penel, pa mundur t’i shtrinte përdhe si boksier.
Norman Lindsay (22 shkurt 1879 – 21 nëntor 1969) ishte një artist, gdhendës, skulptor, shkrimtar, kritik arti, romancier, karikaturist dhe boksier amator australian. Një nga artistët australianë më të frytshëm dhe më të njohur të brezit të tij, Lindsay tërhoqi si vlerësim ashtu edhe polemika për veprat e tij, shumë prej të cilave mbushën peizazhin australian me elemente erotike pagane dhe u konsideruan nga kritikët e tij si “anti-kristiane, antisociale dhe të degjeneruara”. Një nacionalist i zëshëm, ai u bë një artist i rregullt për The Bulletin në kulmin e ndikimit të tij kulturor dhe avancoi pikëpamjet e vendosura anti- moderniste si një shkrimtar kryesor në arti australian. Kur miku dhe kritiku letrar, Bertram Stevens argumentoi se fëmijëve u pëlqen të lexojnë për zanat dhe jo ushqimin, Lindsay shkroi dhe ilustroi Pudingun Magjik (1918), i konsideruar tani një vepër klasike e letërsisë australiane për fëmijë.
Përveç prodhimit të tij krijues, Lindsay ishte i njohur për qëndrimet e tij larrikin (“një i ri i djallëzuar, një person i pakultivuar, i zhurmshëm por me zemër të mirë”, ose “një person që vepron me shpërfillje të dukshme për konventat shoqërore ose politike”) dhe filozofinë personale të lirisë, si dhe betejat e tij me atë që ai e quajti “wowserism” (që i referohet një personi që kërkon të privojë të tjerët nga sjelljet e konsideruara si imorale ose mëkatare). Një betejë e tillë është portretizuar në filmin Sirens të vitit 1994 , me protagonist Sam Neill dhe është filmuar në shtëpinë e Lindsay në Malet Blu, në perëndim të Sidneit. Tani njihet si Galeria dhe Muzeu i Norman Lindsay dhe mirëmbahet nga Trusti Kombëtar i Australisë.
Albert Vataj