Nga Albert Vataj
Georges Bizet ishte një nga kompozitorët francez të epokës romantike më i njohur, ku më përfaqësuesja prej galeris së tij mbetet, “Carmen”.
Edhe pse ai ishte një pianist i madh, ai pothuajse kurrë nuk performoi në publik, duke i dedikuar kohën dhe energjitë krijimtarisë, duke kompozuar pjesë të mrekullueshme, të cilat janë në fondin e artë të muzikës klasike edhe pse u desh një shekull që ata të zinin vendin e merituar dhe të konsideroheshin për vlerat e tyre. Kritika konstaton se vetëm nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë veprat e tij filluan të rizbuloheshin. Megjithatë, vlera e tyre e vërtetë filloi të njihej vetëm nga fillimi i shekullit të njëzetë. Sot ai është vlerësuar si një kompozitor brilant, vdekja e hershme e të cilit ishte një humbje e jashtëzakonshme për muzikën franceze.
Georges Bizet u lind më 25 tetor 1838 në Paris. Megjithëse u regjistrua si Alexandre César Léopold, për arsye të panjohur, ai u pagëzua më 16 mars 1840 si Georges dhe që moment ai të njihej me atë emër.
Babai i tij, Adolphe Armand Bizet, fillimisht ishte parukier, por në një kohë të mëvonshme ai ju përgjigj pasionit muzikës, jo duke shkuar më lart me ambicien e tij se sa mësimdhënës, megjithëse kompozoi disa pjesë, dhe të paktën një prej tyre u botua. Nëna e tij, Aimée Léopoldine Joséphine née Delsarte, ishte një pianiste e shkëlqyer. Ajo vinte nga një familje e varfër, por shumë e kulturuar. Vëllai i saj, François Delsarte, ishte një këngëtar i shquar, i cili performonte në oborret e mbretit Louis Philippe dhe perandorit Napoleon III. Është ky trung i kultivuar në pasione për muzikën, që lindi këtë degë të artit magjik, Georges Bizet.
Georges, si fëmija i tyre i vetëm, pati një jetë pa privacione. Studjuesit gjithëdakordësohen në atë se shfaqi prirje për muzikë që heret. Është e gjithëpranuar se ai mësimin e parë të pianos i mori nga nëna e tij. Por edhe teksa dëgjonte pasdyrve të shtëpisë kur i ati jepte mësime private. Thuhet se ai mësoi të këndonte me saktësi këngë të vështira i shpërblyer nga një kujtesë fenomenale.
Në i njëjti privilegj i natyrës, ai gjithashtu mësoi të identifikonte dhe analizonte strukturën e akordeve, disa prej të cilave ishin mjaft komplekse. Kjo i bindi prindërit e tij, se djali i tyre ishte gati për trajnim zyrtar në Konservatorin e Parisit, edhe pse ai nuk kishte arritur ende dhjetë, moshën minimale për t’u pranuar në Konservator.
Më pas, me rekomandimin e François Delsarte, Georges doli për një intervistë përpara virtuozit të bririt Joseph Meifred, i cili ishte gjithashtu anëtar i Komitetit të Studimeve të Konservatorit. I impresionuar nga aftësia e djalit, ai pranoi të anashkalonte kufizimin e moshës dhe ta merrte atë sapo të kishte një vend të lirë.
Më 9 tetor 1848, gjashtëmbëdhjetë ditë para ditëlindjes së tij të dhjetë, Georges hyri në Konservatorin e Parisit. Këtu, përveç organit dhe teorisë, ai studioi edhe piano me Antoine François Marmontel.
Në Konservator, Georges 10-vjeçar la një përshtypje të jashtëzakonshme, duke fituar brenda gjashtë muajsh çmimin e parë në solfège. I bëri përshtypje Pierre-Joseph-Guillaume Zimmermann, i cili sapo kishte dalë në pension nga shërbimi, në një masë të tillë që ai i ofroi të jepte të riut Georges mësime private në kontrapunk dhe fugë.
Kështu së bashku me studimet në Konservator, Georges filloi të studionte me Zimmermann. Ishte gjatë një prej këtyre klasave që ai ra në kontakt me Charles Gounod, i cili la një përshtypje të qëndrueshme në mendjen e tij të re.
Nën tutelën e Marmontel, i riu gjenial i muzikës Georges aftësitë e të cilit në pjano kishin një matshmëri të rrufeshme kohore, aq sa më 1851 ai fitoi çmimin e dytë dhe një vit më vonë u shpërblye me çmimin e parë për piano.
Më 1853, Georges filloi të studionte kompozicionin me Fromental Halévy. Ndërsa kompozimi i tij i parë i regjistruar daton në 1850, nën drejtimin e Halévy-t, cilësia e veprave të tij u bë më e sofistikuar.
Në vitin 1855, ai shkroi simfoninë e tij të parë të regjistruar, “Simfonia në C Major”. Shpejt u humb, por për fat të mirë u rizbulua dekada më vonë dhe u interpretua më 1935. Edhe pse ndikimi i Charles Gounod mund të zbulohet në këtë pjesë, ai zbulon gjithashtu personalitetin e tij muzikor.
Rruga e tij do të ishte e gjatë, sfidat gjashtu do të ishin gjithnjë e më të vështira, por ai kishte lindur për beteja të ashpra, për luftra epike në universin e mahnitjeve, në botën e titanëve të artit të tingujve dhe notave. Georges Bizet shquhej edhe për kurajën e tij krijuese, ku del në pah një papajtueshmëri me trajtimin e veprave fetare, të cilat ishin për kohën parakushte, rregulla të cilat ai i sfidoi.
Duke ndaluar te jeta e tij personale, e cila nuk mund dhe nuk është kurrsesi e shkëputur nga pentagrami, vërejmë se Georges Bizet ishte një duhanpirës i fiksuar, aq sa ai vijoi të kishte për një kohë të gjatë probleme të përsëritura të fytit. Në vitin 1874, ndërsa ai punonte me kryeveprën e tij, ‘Carmen’, ai u godit rëndë nga problemet e fytit, të cilat u përsëritën.
Në atë kohë, ai vuante gjithashtu edhe nga depresioni, jo vetëm për shkak të problemeve martesore, por edhe për shkak të dështimit të dukshëm të ‘Carmen’. Si rezultat, përmirësimet shëndetësore do të ishin në një ritëm të ngadaltë. Në fund të majit, ai u zhvendos në shtëpinë e tij të pushimit në Bougival. Atje, më 1 qershor, ai pati temperaturë të lartë dhe dhimbje, të cilat mund të kishin çuar në një atak në zemër. Megjithëse u shërua përkohësisht, më 3 qershor 1875 ai pati një sulm të dytë dhe vdiq prej tij. Ishte vetëm 36 vjeç.
Përfundimisht u konstatua se ai vdiq nga “një ndërlikim kardiak i reumatizmit artikular akut”. Funerali u mbajt më 5 qershor në Église de la Sainte-Trinité në Montmartre. Ajo u ndoq nga 4000 njerëz, mes të cilëve kishte shumë muzikantë të njohur si Gounod, Thomas, Ludovic Halévy, Léon Halévy dhe Massenet.
Më vonë, ai u varros në varrezat Père Lachaise. Me vdekjen e tij, ai mori urimin, që i mungonte gjatë jetës së tij. Mediat, të cilat më parë i kishin dënuar veprat e tij, veçanërisht ‘Carmen’, tani e quanin mjeshtër.
Pas vdekjes së tij, Geneviève tregoi pak interes për të ruajtur veprat e tij. Shumë nga dorëshkrimet humbën ndërsa të tjerat u ngatërruan. Përveç ‘Carmen’ dhe ‘Suite L’Arlésienne’, janë realizuar pak vepra të tjera.
Vetëm në shekullin e njëzetë u njoh vlera e tij e vërtetë. Besohet gjithashtu se ishte qasja e tij realiste, e cila ndikoi në shkollën e verizmit të operës në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Ky ishte ai, Georges Bizet, një nga virtuozët e pianos, ai që shkëlqeu që në fëmijëri, por që dielli i tij do të lindte për botën e muzikës më shumë se një shekull më vonë, kohë e cila u shndërrua në një memuar nderimi dhe mirënjohje, për atë çfarë ishte, Georges Bizet, dhe atë që na la si testament ai.
Albert Vataj