Nga Albert Vataj
Në vend të një kartoline për ditëlindje
Të jesh e përkorë në një botë legjitimiteti të kaosit, në një qiell që e pretendojnë të gjithë, por të paktë janë ata që e dominojnë atë me fluturimin epik të një shpendi që madhështon eterin, duke e kthyer atë në një altar, janë të zgjedhurit ata që hyjnë në këtë perandori si të përulur për të sunduar si mbretër, pavarësisht logjikës absurde të numrave. Nominimi që i bëj kësaj përkatësie është përputhshmërisht me mënyrën se si gjykimi im prej skrupulozi i bën botëkuptimit të komunikimit social, por edhe kohshmërisë që dikton këtë qasje si të themeltë.
Mediat sociale janë një mjet i mahnitshëm komunikimi, si të tilla, ato, duke pamundësuar të jenë një hapësirë e sigurt, ekspozohesh para një kërcënimi, njëjtësisht sa para një mundësie. Në sytë e vëngër që shigjetojnë në një gjithmonshmëri sunduese, çdo vështrim është i plagosur, sikundër në ëndjen dehëse që zgjedh të mëkohet, çdo mëtim është magjepsje, kjo është ndarja e atyre që kundrojnë, atyre që duhet t’u rrëfehesh, atyre, përmes së cilëve, kalon ai filli i hollë dhe i tendosur, gati për tu këputur, i ecjes, ku dështimin dhe suksesin e përkatëson një ekulibër i brishtë.
Mediat sociale po ndryshojnë mënyrën se si ne komunikojmë dhe mënyrën se si ne perceptohemi, si pozitivisht ashtu edhe negativisht. Sa herë që postoni një foto, ose përditësoni statusin tuaj përmes një qasjeje kumtimi dhe komunikimi, ju po kontribuoni në skalitjen e statujës suaj dixhitale dhe përkatësoni brendin tuaj personale, përmes një logjike gjakftohtë algoritmi.
Personazhi im, Mirjam Cani, dukshëm ka dëshmuar se këtë mundësim e ka shndërruar në një përçues pozitiv energjie, patjetër edhe në një gjenerim të volitshëm aksesimi promovues, të vlerave njerëzore, po kaq sa edhe ato krijuese dhe shprehëse artistike.
Nga ata, Very Important Person (VIP), që kanë mundur t’i shpëtojnë përfshirjes në vorbullën përpirëse të ballafaqimit të vlerës përmes mediave sociale, Facebook, TikTok, Instagram, Twitter, Tumblr, LinkedIn, nuk ka gjas të ketë. Më shumë se një risi komunikimi, kjo qasje mbetet një potencial dhe njësi matëse, sikurse pashmagshmërisht edhe një aftësia efikase; tjatërsimi, teprimi, shpërdorimi, keqpërdorimi.
Duke qenë një ndjekës i personaliteteve të artit, këngës në veçanti, Miriam Canin do ta veçoja për një prezantim të ekuilibruar dhe maturi të admirueshme, aq sa ajo duket se rend në këtë tashmëri poterisëse si në një atyshmëri të dizajnuar dhe dakordësuar prej saj. Ashtu siç është në jetë, ashtu edhe në median sociale, ajo e prezanton dhe e mbron me një përkushtim të dinjitetshëm imazhin e saj, përkundër nevojës për të qenë pjesë e një realiteti të diktuar nga rrethanat apo të përkatësuar nga rregulli imponues i maxhoritetit.
Miriam Cani, ndoshta edhe e favorizuar nga bujari e krijuesit dhe e fatit, por edhe e kuruar me një kujdes të pagabueshëm, ajo është më e përkora e botës së përbindshme të virtualitetit, me e mëkëmbënëtokësja e atyre që na thërrasin me një zëshmeri robëruese. Nuk di një herë të vetme që ajo, në atë komunikim me ndjekësit, mes të cilëve gjenden edhe unë, ta ketë ekzagjeruar në diçka që lexohet, thuhet apo shprehet. Vetëm një aftësi e lindur dhe një vetëdije e kultivuar arrijnë t’ia dalin t’i shpëtojnë këtij shiu gërryes toksik.
Ajo di të jetë vetja në një heroikë triumfuese të botëkuptimit. Di të përfaqësojë dhe të mbrojë nënën, shenjtërinë e bekimit të gruas me një sublimitet të denjë prej gjënezës së tharmit të amësisë. Ajo arrin të demonstrojë dhe të jetë një bashkëshorte e një burri të talentuar dhe babai model, dhe patjetër di të tregojë me vepër se është një bashkësfiduese e prezantimit të atyre cilësive identitare dhe atij uniteti artistik dhe të njerëzishëm, në vështrimin shpues të projektorëve të vëmendjes dhe interesimit.
Në një të tashme të tillë, të mund të arrish gjithçka, për të mos lejuar të të merret asgjë, është gati e pamundur për personalitetet e këngës ,në një betejë të ashpër siç është ajo e medieve sociale, ku lejohet gjithçka dhe nuk tolerohet asgjë, ku njihet çmimi i gjithçkaje edhe mohohet në mënyrë kriminale vlera e çdo gjëje.
Por ka prej tyre, si Miriam Cani, që hyjnë në një sfidë për të fituar dhe arrijnë të triumfojnë, duke shpëtuar integritetin intelektual dhe artistik, duke pamundësuar kërcënimeve të cënojnë ato tipare dhe karakteristika, personalitetin dhe çdoditshmërinë e të njerëzishmes, që ajo ka më të shtrenjtë dhe e shenjtëron me përkorje.
Miriam Cani është jo vetëm një personazh me vlera të pakontestueshme në botën e këngës, por edhe një model perfekt i mënyrës se si në një realitet të ashpër dhe tejet kërcënues, pothuajse të pashmangshëm siç janë mediat sociale, të triumfojë, duke mos lejuar asgjë ndikuese të drejtojë veten e saj dhe jo vetëm. Ti shpëtosh këtij komunikimi është një vlerë e shtuar dhe sprovë sfide. Ka prej tyre që janë shndërruar viktima të medieve sociale, duke lejuar gjithçka për para dhe duke pranuar çdo gjë për lavdi, e cila edhe pse është e rrejshme mbetet joshëse.
Ky ballafaqim duhet kuptuar edhe si një test i fuqisë së meritës, ku artistët dhe jo vetëm, duhet të përpiqen, si në ruajtjen dhe konsolidimin e vlerave të përfaqësimit, ashtu edhe në përçimin e një profili që merr nga mundësitë, mediat sociale, pa lejuar që të shpërdorohet prej tyre, të konsumohet, e për çfarë (?!) për llogari klikimesh, shikimesh, e çmos tjetër, por jo standardesh dhe kreditesh estetike.
Nëse do ti referohemi asaj që popullon më së shumti komunikimin virtual, fotot, vërej symprehtë dhe mendjekthjellët se Miriam Cani, në gjithë prezantimin që bën, si personalisht, ashtu edhe me bashkëshortin dhe fëmijët, ajo shkëlqen përmes një dritimi të butë dhe të ngrohtë, shkrihet nga një lëndë transparente njerëzore dhe shprehet delikate dhe kumtuese, në ato shkujdesje të dlira dhe sublime.
Ne nuk mund të jemi të gjithë VIP edhe pse duam me një zell që na ysht në lajthitje tunduese dhe situata grotesku fajësimi, por në pozitat e ndjekësve, apo admiruesve, duhet të tregojmë një lloj klasi, se si i qasemi këtij komunikimi, se si e pranojmë personalen e një personi publik, si pjesë e individuales, tek e cila ne rrekemi të gjejmë gjurmë inkandeshente ku vështrimi dhe ëndja jonë përthyen në ta dritën e shpirtit.
Ne jemi aty sepse duam të bukurën pa qenë të lënduar nga plagët e smirës dhe xholozisë, jemi të përfshirë në këtë solemnitet komunikimi të të pësosurës duke pranuar atë si një magjepsje, e cila vjen të zgjojë nga brenda nesh dritën dhe të zgjojë ngjyrat.
Miriam Cani, ditëlindja, si shkas kalendarik, ndoshta heziton të t’i dëshmojë gjithësa unë kumtova zemërhapur e mednjedritë, por ajo ju bë krahë këtij lajmëtari të vijë me fjalë tek ju. Lutem ta pranoni këtë kartolinë timen si shprehje e vlerësimit për atë që jeni, atë që prezantoni si një imazh, tek i cili e përulura dhe e përkora janë solemnitete shprehëse të lartësisë shpirtërore.
Albert Vataj