MEHER BABA(Indi, 1894 – 1969)
PSE BËRTASIN NJERËZIT?
Një ditë, gurú-i (mjeshtër shpirtëror) indian Meher Baba pyet ithtarët e tij:
– Pse bërtasin njerëzit, kur janë të inatosur?
Pasi ata u menduan për pak çaste, njëri prej tyre përgjigjet:
– Sepse njeriu, kur është i inatosur, humbet qetësinë.
– Po pse duhet të bërtasë?
– pyet përsëri Meher Baba, i pakënaqur nga përgjigja.
– Kur tjetri është aq pranë tij, mund ta dëgjoj fare mirë, edhe sikur t’i flasë me zë të ulët.
A e dini pse bërtet një njeri që është i inatosur?Ithtarët dhanë edhe disa përgjigje të tjera, por asnjëra prej tyre nuk e kënaqi Meher Babanë.
Më në fund, Meher Baba shpjegon:
– Kur dy persona janë të inatosur me njëri-tjetrin, zemrat e tyre largohen shumë.
Pra, duke qenë se tashmë janë larg njëri-tjetrit, duhet ngritur zëri, ndryshe nuk e dëgjojnë dot njëri-tjetrin.
Sa më të inatosur të jenë njerëzit aq më e madhe është distanca midis tyre.
Dhe Meher Baba vazhdon më tej:
– A e kini vënë re se ç’ndodh midis dy personave që janë të dashuruar?
Ata nuk bërtasin, veç flasin me zë të ulët, të butë e të ëmbël.
A e dini pse?
Sepse zemrat e tyre janë afër njëra-tjetrës.
Distanca midis tyre është tejet e vogël.
Madje, e dini ç’ndodh, kur dashuria për njëri-tjetrin është e zjarrtë?
Ata nuk i flasin, por i pëshpëritin njëri-tjetrit.
Por, ka edhe më.
Nëse ata e duan njëri-tjetrin sa s’ka ku shkon më, atëherë as për fjalë nuk është më nevoja.
Ata vetëm e shikojnë njëri-tjetrin në sy, dhe kaq mjafton të merren vesh me njëri-tjetrin.
Ata, edhe kur diskutojnë, nuk lejojnë që zemrat e tyre të largohen sado pak, nuk thonë fjalë distanca midis tyre të zmadhohet.
Ndryshe, edhe te këta, vjen një ditë që kjo distancë kaq e papërfillshme, bëhet aq e madhe sa ata nuk arrijnë të takohen më.
Në shqip Bajram Karabolli