Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

“Nënë Dolores” një Mari e Virgjër, që e shenjtëron akti i hyjlindëses, dhimbja dhe trishtimi

April 4, 2022
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
“Nënë Dolores” një Mari e Virgjër, që e shenjtëron akti i hyjlindëses, dhimbja dhe trishtimi
73
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Piktura dhe jo vetëm ajo, kanë mbrujtur me një shpirt të etur për tragjizëm dhe trishtim përfytyrimin e Virgjëreshës Mari, e cila simbolikisht përfaqëson Hyjlindësen, dhe çdo nënë, njëherash gjithë atë barrë sakrificash vetëflijuese, të cilat e shenjtëruan gruan, bartësen e jetës, sublimitetin e më të madhërishmes dashuri tokësore që u lartësua në hyjni. Kjo vepër mbetet gjithashtu zemërprehur e shpirtkulmuar na qaset si altari më i lartë i besimit, gjunjëzorja më e përkorë e çdo epjeje, prehja më e ëmbël ku barra e trazimtë të jetës së gjithsekujt mbështet kokën.“Nënë Dolores” (1670-1675) është një nga veprat më spikatura të spanjollit, Bartolomé Esteban Murillo. Kjo pikturë ishte pjesë e një koleksioni privat që i përkiste një familjeje holandeze. Ajo i mishëron ne gjithë peshën e saj shprehëse të dhimbjes së Virgjëreshës Mari.

Sfondi i errët tregon një papërcaktim kohor dhe fizik, të qëllimtë nga mjeshtri, i cili me gjas e gjithëpranon si të gjithëkohshëm këtë mishërim, këtë dorëzim të trisht nëne, këtë prehje klasike fetare, por që përmes meitit të fytyrës dhe shtërngimit të duarve rreket të përcjellë lutjen si aktin final të lartësimit të shpirtit të saj, si një dakordësim me pahir të fatit të shkruar me shkronja gjaku dhe lotësh. Pavarësisht se një punë me tematikë festarë, ajo është thellësisht e njerëzishme. Ana kompozicionale dhe tematika trajtuese, në të gjithë trajtat e mëtimit viziv dhe fuqinë përshkuese të emocionit, ajo orvaten të tregojë besnikërinë e penelit dhe shpirtjes krijuese të autorit, i cili le të themi është i kapur nga një lloj yshtje e brendshme, për të skalitur në dritën e ngjyrave dhe përfytyrimeve, gjithëatë stuhi përjetuese. Dhimbja dhe pikëllimi, dramaciteti i skalitur me një përkujdesje të pikëllimtë, është e pamundur që të mos bëhet pjesë e çdo ëndjeje, që e përcjell, dhe çdo ndjesie që goditet kaq fuqishëm. Sepse ne ndjejmë përkundër çdo nxitje kanunore të besimit.

Ne jemi përshkues të çdo grimce të jetës që përmes nënës mbetet thellë nesh si një mbarsje llave, gati t’i jepët shpërthimit, e cila më shumë se një çlirim, është një kodifikim i mënyrës se si ne përfshihemi në gjithçka tokësore përmes dhimbjes.

Dhe Bartolomé Esteban Murillo, e ka ndjerë dhe e ka realizuar, e ofron në gjithëkohshmërinë e afrisë sonë me përjetimin e pikëllimtë, si një përfshirje në atë shkakësi tragjizmi, prej të cilit sekush kërkon pendesë dhe shpagim.Në vitin 1939, kur piktura u ble nga tregtarët e artit në Amsterdam, de Boer, nga një blerës privat holandez, kishte disa dyshime nëse kjo pikturë nuk ishte e Murillo-s, por historianit gjerman të artit August Lieberman Mayer, i cili ishte një nga më të shquarit të fillimit të shekullit të 20-të dhe specialist i epokës spanjolle të shekullit të 17-të, i shkruan pronarit të ri, duke shprehur besimin e tij se ajo ishte pikturuar nga Murillo. Në letrën e tij të datës 12 korrik 1939 , ai shkruante:“…

Më vjen shumë keq, që në fakt nuk mund të bëj një botim të ri të librit tim në “Klassiker der Kunst”, por shpresoj të botoj një monografi tjetër të Murillo-s në Spanjë”. Tabloja është, për mendimin tim, shumë e mirë, e ruajtur mirë, dhe më e rëndësishmja është vepër e mirëfilltë dhe më karakteristike e Bartolomé Esteban Murillo, e ekzekutuar me shumë mundësi rreth vitit 1668, periudhë, e konsideroj si më të mirën dhe më të fuqishmin e mjeshtrit.”Pavarësisht mendimeve të Mayer, shumë studiues të artit ende vënë në dyshim atribuimin e tij.

August Mayer nuk botoi kurrë një vepër tjetër mbi mjeshtrin spanjoll. Si hebre, ai u detyrua të linte zyrat e tij në Mynih nga nazistët. Më pas ai iku në Paris në vitin 1936, por më vonë u arrestua dhe u dëbua në Aushvic më 1944, ku dhe vdiq.Cili ishte piktori?Bartolomé Esteban Murillo, ishte një nga piktorët e parë të mëdhenj spanjollë që u bë popullor jashtë Spanjës. Ishte gjithashtu i njohur për pikturat e qeta me tematikë fetare. Në karrierën e tij të hershme, Murillo u ndikua thellësisht nga Francisco de Zurbarán, dhe huazoi përdorimin e hapësirës neutrale në pikturë dhe të kompresuar. Punimet e tij të mëvonshme u ndikuan nga Peter Paul Rubens dhe Federico Barocci. Stili i Murillos ishte shumë realist. Ai nganjëherë përdorte fshatarët vendas si modele për tablotë e tija. U bë i aftë në përdorimin e chiaroscuro dhe u shqua veçanërisht për përshkrimet e tij të mjegulliemeve të ndritshme dhe reve. Për shkak se veprat e Murillos kishin tërheqje popullore, ai mori shumë komisione nga institucionet fetare. Në një rrëfim, Murillo vdiq nga një rënie fatale nga një skelë ndërsa po punonte në veprën “Martesa mistike e Shën Katerinës” në Kishën Kapuçin në Cadiz.Albert Vataj

Previous Post

Johann Sebastian Bach, një Princ i hirshëm që e donte, e njihte dhe krijonte me një shpirt hyjnie muzikën

Next Post

Nga Agron Gjekmarkaj: “Nocioni “malok” në tri kohë”, rrënjët emotive të hershme dhe me origjinë politike

Next Post
Nga Agron Gjekmarkaj: “Nocioni “malok” në tri kohë”, rrënjët emotive të hershme dhe me origjinë politike

Nga Agron Gjekmarkaj: “Nocioni “malok” në tri kohë”, rrënjët emotive të hershme dhe me origjinë politike

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0

Më 2 korrik 1990, kur zemërata zgjonte kurajon për të guxuar të sfidoje diktaturën

July 2, 2025
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

July 1, 2025
Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

July 1, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj