Vepër e Anne-Louis Girodet-Trioson (Girodet) e piktorit francez dhe nxënësit të Jacques-Louis David, i cili mori pjesë në lëvizjen e hershme romantike, duke përfshirë në galerinë e tij krijuese; tablo të mitologjisë klasike, alegorisë, erotikës dhe një larmi të bujarshme portretesh. Girodet do të mbahet mend për stilin e tij korrekt dhe të qartë, tonin e ngjyrave dhe një dritë të depërtueshme.”Gruaja me çallmë në kokë” është një shprehi i ngrohtë e komunikimit estetik, një marrëdhënie afrie që të pushton dhe një lloj hutimi dhe ndrojtjeje që të bën me faj. Piktori e ka përcjellë besnikërinë e këtij çasti me një puls të ngadaltë dhe një ndjesi përshkuese. Vështrimi i gruas së re është i atypëratyshëm dhe i paqtë. Ajo druhet të tregojë përmes shprehisë emocionale zjarrin e saj shpirtëror dhe dallgëzimin e brendshëm të gruas. Një buzëqeshje e pakuar fsheh në vetvete misterin e momentit. “Gruaja me çallmë në kokë” është tablo në ciklin e “llojeve etnike”, kjo pikturë zë një vend dytësor në veprën e Girodet de Roucy-Trioson, një nxënës i Davidit dhe një nga artistët më kryesorë të dekorimit të Perandorisë së Parë. Megjithatë, bindësia e qasjes kompozicionale dhe fuqia e ngjyrës, këtu janë dëshmi e habitshme se u desh një kohë e konsiderueshme para se efekti vizual të bëhej një dogmë e vjetruar për artistët.Po cili ishte Anne Louis Girodet?
Anne Louis Girodet ishte një piktore neoklasike franceze dhe është quajtur “Rebeli Romantik” nga kritikët e artit. Ai është vlerësuar si një artist shumë i saktë dhe i qartë, dhe mbahet mend edhe për përshkrimet e tij të familjes Napoleonike.Girodet u lind në Montargis të Francës 29 Janar 1767 dhe mbeti jetim në moshë shumë të re. Ai u emërua kujdestari nga M. Troison, dhe më vonë mori emrin e saj më 1812. Si një artist i ri, ai studioi nën piktorin neoklasik Jacques-Louis David dhe u konsiderua si një nga studentët e tij më të talentuar në moshën 18 vjeçare. Piktura e Girodet “Joseph i njohur nga vëllezërit e tij” i dha artistit Çmimin e Romës në 1789, i cili e lejoi atë të studionte në Itali për pesë vjet. Ndërsa jetonte në Itali, Girodet u ekspozua dhe u ndikua shumë nga Leondardo da Vinci dhe Correggio.Më 1793, ndërsa ishte ende në Itali, Girodet mezi shpëtoi jetën kur Akademia Franceze në Romë u sulmua nga vendasit. Në këtë kohë, ai u detyrua të largohej nga Roma dhe përfundoi duke punuar në Napoli, dhe më vonë në Genova dhe Firence. Girodet u kthye në Francë në 1795, dhe pas kthimit të tij, rifilloi karrierën e tij si piktor portreti. Mbrojtësit e tij përfshinin një numër figurash të shquara franceze, si dhe anëtarë të familjes së Napoleont.Girodet u emërua anëtar i Légion d’Honneur në vitin 1808, megjithatë, një nga kontributet më të rëndësishme të Girodet në historinë e artit është tranzicioni i tij delikate, por të lë pa frymë nga stili neoklasik në romantizëm. Ky tranzicion ndodhi gjatë dekadave ndërsa stili i Girodet evoluoi dhe është i dukshëm që në vitin 1793 me pikturën e tij “Hipokrati duke refuzuar dhuratat e Artakserksit” dhe ishte pothuajse i plotë në pikturën e tij të vitit 1808 “Varrimi i Atala”. Ky evolucion i stilit solli kritika të ashpra ndaj Girodet nga mjeshtri i tij, Jacques-Louis David për faktin se ai braktisi mësimet e tij tradicionale për më shumë tema romantike.Pavarësisht nga fakti se Girodet pak a shumë i braktisi mësimet e tij fillestare, puna e tij mbeti vazhdimisht e saktë, e pasur dhe e bukur. Ashtu si të gjitha pjesët tipike romantike, kompozimet e Girodet në përgjithësi paraqesin figura mitologjike në situata dramatike, të lagura në dritë të ngrohtë dhe të pozuar të plogësht në mjedise të bukura.Girodet trashëgoi një shumë të madhe parash më 1812, dhe si rezultat i pasurisë së tij të re, pikturoi shumë më pak. Ai e kaloi pjesën tjetër të ditëve duke iu përkushtuar krijimit të ilustrimeve të librave, shkrimit të poezive dhe përkthimit të veprave nga autorë grekë dhe romakë. Thuhet se Girodet prodhoi një sasi të madhe skicash dhe ilustrimeve, shumë prej të cilave u gdhendën më vonë nga M. Chatillon.Pas vdekjes së Girodet më 9 dhjetor 1824, shumë nga punët e tij u shitën dhe disa nga vizatimet e tij patën çmime të larta, madje edhe në fillim të shekullit të 19-të. Në vitin 2006, Instituti i Artit i Çikagos shfaqi retrospektivën e parë të veprave të tij në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë 60 piktura dhe gati 40 vizatime.