Të ribësh natyrën përmes procesit të shndërrimit të bojës dhe pasionit në tharmin e gjënezës së hijeshisë, bukurisë dhe joshjes. Ta krijosh dëshrimin, duke e zgjuar atë nga thellësitë më të epshme të adhurimit dhe ngasjes. Të rigjesh delikatesën dhe shprehinë e harlisjes dhe komunikimit përmes një loje kimike dhe lëmimi të metalit mbi kanavacë. Të ndalosh kohën duke rrekur të gjesh në art atë që ligjësitë e natyrës e nënshtrojnë dhunshëm me bindje dhe rregull. Të mëkosh një puhizë ëmbëlake me më të begatin pranverim ngjyrash dhe dehjesh aromëmira përmes pikturës. Ja se çfarë është në gjendje të bëjë arti. Të të mrekullojë.
Albert Vataj