Bona Mulaj Lluka, do të kërkoja mirësisë suaj, asaj të një nëne të lartësuar në sakrificat e shenjtërisë së misionit të gruas, shpërblimit përmes krijimit të shpirtshëm, të më lejonte të “shtrohesha” në gostinë e ditëlindjes suaj, me një urim të veçantë, për juve si një grua me një shpirt kaq të bukur, një penë kaq delikate dhe një mirësi që rrezaton në çdo dritë dhe ngjyrë të hareshme.
Edhe pse fati nuk ka qenë shumë bujar me ty, duke të ndarë shumë shpejt nga i shtrenjti juaj i zemrës dhe babai i fëmijëve tuaj, ke ditur të mbetesh një grua, një nënë që mëkon përmes shembullit të ngadhënjimtares, jo vetëm forcën për të mos u dorëzuar, por edhe sublimitetin për ta jetuar çdoditshmërinë e jetës si një bekim. Dhe e ke bërë dhe e bën këtë me një pasion dhe përkushtim të një shërbestareje që zbret nga përbetimi i njeriut të mirë, siç zbret dëshirimi ynë i përulur për një besim të lartësuar nga ikona e përjetësuar në përfytyrim, ngjyra dhe dritë breroreje.
Kartolinat për ditëlindje janë një dobësi e imja, po kaq sa ç’janë një parezistueshmëra thirrja e asaj force krijuese, strukturua brenda meje, për të sendërtuar një trajtë të magjishme komunikimi, si shkas për të shprehur vlerësim për njeriun e mirë, shpirtin e bukur, penën majëmprehtë, miken e dinjitetshme, veprimtaren e palodhur dhe zelltaren e veprave të mira, që ke guxuar fisnikërisht ta ndash me ata që kanë privilegjin e këtij shpërblimi që blaton ti.
Mikja ime, na njohu pena dhe parmenda e shpirtjeve tona krijuese, por njerëzorja tek ti arrin të ngjitet më lart, dhe është ajo që çmoj më së shumti, ajo që ka mbrujtur tek ti atë që je, përmbi të gjitha në misionin e nënës, të krijueses, të shpirtjeve të bukura, për të cilat më së shumti kemi nevojë, si një çlirim nga robërimi i asaj që po na kthen në gurë.
Miqësisht Albert Vataj!