Mili Xhani, atë shpirt përkushtimi që blatove në “Koha Jonë” i’a mëkofsh çdo mundësie që do të ketë privilegjin të të ofrohet
Mili Xhani, që sot nuk je më në të njëjtën zyrë, në të njëjtën karrige, me të njëjtën çiltërsi dhe afrimitet, me të cilin ti drejtohesh atyre që i pate vartës por kurrë nuk i trajtove si të tillë, veçse si kolegë, si miq. Dhe ishte pikërisht kjo që dhëmb më shumë për ta në këtë largim nga “Koha Jonë” si kryeredaktor.
Dite të ishe një kryeredaktor ndryshe, atipik për nga standardi i këtij statusi që në shumicën e herëve, në redaksi të tjera është përdorur dhe shfrytëzuar për privilegje dhe përfitime. Nuk dhe kurrë urdhra, por dite të zbatoje me korrektësi çdo normë dhe të ishe i përfshirë në njerëzoren e të gjithëve, në këtë redaksi që ishte për ne si një familje. Ishe i mirë me të gjithë dhe tek të gjithë le përmetarin e urtë, të ditur dhe qytetar, të përkushtuar dhe zemërbardhë.
Puna dhe devotshmëria juaj 12-vjeçare në “Koha Jonë” ishte cilësisht profesionale. Kudo që të shkosh do të dish të jesh i tillë, sepse ti nuk di të bësh ndryshe, nuk di të jesh ndryshe. Cilado qoftë sipërmarrje që do të ketë mirësinë të ofrojë një mundësi, do të ketë privilegjin të jetë e përfaqësuar prej jush denjësisht dhe ndershmërisht.
“Koha Jonë” do të ketë të pashlyer në historinë e saj 30-vjeçare, kontributin tuaj të vlertë dhe përkushtimin tuaj plot pasion.
Shembulli juaj do të mbetet referencë e një standardi të ri që ti vure si drejtues i një stafi. Ata që punuan me ju do ta konsiderojnë privilegj këtë mundësi dhe ata që nesër do të jenë bashkudhëtarë të sfidave tuaj profesionale do të ju jenë mirënjohës.
Paç fat mik i mirë dhe koleg i përkushtuar!
Besoj se kudo që të shkosh, cilado derë që të hapet, do të gjejnë tek ju atë që njoha dhe punova për 12 vite më radhë, ditë-përditë dhe e vlerësova i bindur se çdo redaksi, çdo sipërmarrje ka nevojë për kapacitete të tilla intelektuale, për njerëz të tillë vetëmohues, për shembuj të tillë ndershmërie që do të mbajnë në jetë shpresën dhe besimin se ky vend ka ende shanse.
Miqësisht, Albert Vataj!