Like-t, si gjueti e parapëlqyer
______________
Çfare na shtyn drejt kerkimit te ethshem te nje “like”-u?
Eshte po ai mekanizem qe i shtyn kaviet te mesojne te kryejne nje radhe veprimesh qe i shperblen me nje … cope djathe.
Ashtu si kafshet laboratorike, edhe njeriu e modelon sjelljen e vet ne varesi te reagimit te ndjekesve, me ndryshimin se, si shperblim, ne nuk kenaqemi me djathe, po me “like”-t.
Sa me shume “like” marrim, aq me shume ndihemi te shperblyer e aq me fort motivohemi te postojme gjithnje e me shpesh.
Kur marrim pak e me pak, ndodh e kunderta.
Per te mberritur ne te tilla perfundime, eshte dashur nje studim, i cili ka shqyrtuar mbi nje milion postime ne rrjetet sociale te me teper se 4 mije perdoruesve.
Sjellja e tyre ndjek rregulla te perbashket me mjaft lloje shtazore, mbeshtetur ne ate qe njihet si “reward learning”, pra te mesuarit per t’u shperblyer.
Ç’rendesi do te kene rezultatet e studimit?
Ne vitin 2020, me teper se 4 miliarde njerez kane perdorur rrjetet sociale, edhe per disa ore rresht, tendence kjo ne rritje te panderprere.
Studim vlen te kuptojme se pse jemi gjithnje e me shume te varur nga rrjetet sociale (social media addiction).
Ai na sherben gjithashtu per te gjetur menyrat e duhura te dobesimit te kesaj varesie.
Selim Kurti