Liria: Nje problem psikologjik?
Historia moderne europiane dhe amerikane bazohet ne perpjekjen per ta cliruar lirine nga zinxhiret politike, ekonomike dhe shpirterore qe kane lidhur njerezit. Betejat per lirine u bene nga te shtypurit, nga ata qe aspironin nje liri te re, kunder atyre qe kishin privilegje per te mbrojtur. Duke luftuar per clirimin e tyre nga tirania, cdo klase besonte se luftonte per lirine ne vetvete dhe keshtu mund t’i bente thirrje nje ideali, deshires per liri te rrenjosur tek te gjithe te shtypurit. Megjithate, ne betejen e gjate dhe te vazhdueshme per lirine, klasat qe ne nje moment te percaktuar historik luftuan kunder shtypjes u ndodhen nga ana e armiqve te lirise kur fitorja ishte e siguruar dhe kishte privilegje te reja per te mbrojtur.
Pavaresisht nga permbysjet e shumta, liria i ka fituar betejat. Ne keto beteja shume kane mbetur me bindjen se te vdisje ne luften kunder shtypjes ishte me mire se sa te jetoje pa liri. Nje vdekje e ketij lloji ishte pohimi me i larte i individualitetit te tyre. Historia dukej se tregonte se njeriu ishte ne gjendje te drejtonte vetveten, te merrte vendime te pavarura dhe te mendonte dhe te ndiente si te besonte me mire. Shprehja me e plote e mundesise se individit dukej se ishte qellim final drejt se cilit po afrohej ne menyre te shpejte zhvillimi shoqeror. Parimet e liberalizmit ekonomik, te demokracise politike, te autonomise fetare dhe te individualizmit ne jeten personale, shprehnin deshiren per liri dhe ne te njejten kohe, dukej se i afronin njerezit ne realizimin e tyre. Njeri pas tjetrit, zixhiret rane. Njeriu e permbysi sundimin e natyres duke u bere sundimtari, e permbysi sundimin e kishes dhe sundimin e shtetit absolutisht. Permbysja e sundimit te jashtme dukej kushti i domosdoshem dhe i mjaftueshem per te arritur qellimin e deshiruar, lirine e individit.
Nga shume njerez Lufta e Madhe u mbajt si lufta e fundit dhe ne perfundimin e saj u pa fitorja e plote e lirise. Demokracite e vjetra dolen te perforcuara dhe demokracite e reja zevendesuan monarkite e vjetra. Por kaluan vetem pak vite dhe dolen sisteme te reja, qe mohuan gjithcka qe njerezit besonin se e kishin fituar ne shekuj lufte. Ne fakt, thelbi i ketyre sistemeve te reja, qe do te mbisundojne ne menyre efikase tere jeten sociale dhe personale te individit, ishte nenshtrim i te gjitheve, pervec nje grushti njerezish, ndaj nje autoriteti mbi te cilin nuk kishin asnje kontroll.
Fillimisht, shume njerez u pajtuan me mendimin se fitorja e sistemit autoritar vinte nga marrezia e pak individeve dhe kjo marrezi e tyre, me kohe do t’i conte ne shkaterrim. Te tjere mendonin se populli nuk kishin patur kohe te mjaftueshme per t’u edukuar me demokracine dhe, per kete arsye, mund te pritej qetesisht momenti kur do te arrihej pjekuria politike ne demokracine perendimore. Nje iluzion tjeter i perbashket, ndoshta me i rrezikshem nga te gjithe, ishte besimi se njerez si e kishin shtene ne dore pushtetin mbi aparatin e gjere shteteror vetem me hajduteri dhe poshtersi, se ata dhe satelitet e tyre qeverisen thjesht permes forces se kulluar; se tere popullsia qe vetem objekt i privuar nga vullneti prej tradhetise.
Gjate atyre viteve deri sot, fallsiteti i kesaj teze është i dukshem. Kemi qene te detyruar te pranojme se ne shumë vende miliona njerez ishin te gatshem te hiqnin dore nga liria e tyre ashtu si kishin qene te gatshem eterit e tyre per ta fituar ate; se ne vend qe te donin lirine, kerkonin menyra per t’iu shmangur asaj; se miliona te tjere ishin indiferente dhe nuk besonin se ia vlente te luftoje dhe te vdisje per te mbrojtur lirine. Per me teper ne pranojme se kriza e demokracise është problem i cdo shteti modern. Dhe nuk ka rendesi se cilet simbole zgjedhin armiqte e lirise njerezore; liria mund te kercenohet duke e sulmuar ne emer te fashizmit te deklaruar si dhe nen mbulesen e etiketes se antifashizmit. Kjo e vertete ka qene formuluar aq bukur nga Xhon Djui sa me pelqen te shpreh mendimin me fjalet e tij. “Kercenimi i vertete per demokracine tone, pohon ai, nuk është ekzistenca e shteteve totalitare te huaj. Eshte prania, ne qendrimet tona vetiake dhe ne institucionet tona, e kushteve qe ne vende te tjera bene qe te triumfoje autoriteti i jashtem, disiplina, uniformiteti dhe nenshtrimi ndaj kryetarit. Pra fusha e betejes është dhe ketu: ne veten tone dhe ne institucionet tona.”
Ne qofte se duam ta luftojme fashizmin duhet me pare ta kuptojme ate: optimizmi nuk do te na ndihmonte.
Perseritja e formulave optimiste do te ishte e paafte dhe e padobishme ashtu si rituali i nje vallezimi indian kushtuar shiut.
Pervec problemit te kushteve ekonomike dhe sociale qe i hapen rrugen fashizmit, ka edhe nje problem njerezor qe duhet kuptuar. Qellimi i ketij libri është analiza e faktoreve dinamike te struktures se karakterit te njeriut modern qe ne vendet fashiste e kane bere qe te deshiroje braktisjen e lirise dhe ne kete menyre jane perhapur dhe ne popullsine tone. Kur shikojme aspektin njerezor te lirise, deshiren e nenshtrimit dhe etjen per pushtet, na dalin perparesi keto pyetje te pashmangshem: Cfare është liria si pervoje njerezore? Deshira per liri a është valle dicka e brendshme ne natyren njerezore? Eshte nje pervoje e njejte, pamvaresisht nga tipi i qyteterimit ku jeton personi, apo është dicka qe ndryshon sipas shkalles s individualizmit te arritur nga nje shoqeri e vecante? Liria është vetem mungesa e presioneve te jashtme apo është edhe prania e dickaje? Dhe ne qofte se është keshtu, per se është fjala? Cilet jane ne shoqeri faktoret sociale dhe ekonomike qe nxisin impenjimin ne favor te lirise? A mund te behet liria nje barre mjaft e rende per t’u mbajtur, dicka prej se ciles individi kerkon te largohet? Atehere perse liria është per shume njerez nje cak i cmuar dhe per te tjeret nje kercenim?
A nuk ka, ndoshta, pervec nje deshire per liri te lindur bashke me njeriu, edhe nje deshire instinktive per nenshtrim? Dhe ne qofte se nuk është keshtu, si mund ta shpejgojme joshjen qe ka sot per shume njerez nenshtrimi ndaj kreut? A është gjithmone nenshtrim ndaj nje autoriteti te shfaqur, apo edhe nenshtrimi ndaj autoriteti te brendesuar, si detyra ose ndergjegja, shtrengime te brendshme apo autoritet anonim si opinioni publik? A ka nje kenaqesi te fshehte ne nenshtrim dhe cili është thelbi i tij?
Cfare është ajo qe krjon tek njerezit nje etje te pashuar per pushtet? Eshte forca e energjise se tyre vitale, apo është nje dobesi thelbesore dhe paaftesia per ta jetuar jeten spontanisht dhe me dashuri? Cilat jane kushtete psikologjike qe perforcojne keto impulse? Cilat jane kushtet sociale mbi te cilat bazohen, nga ana e tyre, keto kushte psikologjike?
Analiza e aspektit human te lirise dhe te autoritarizmit na detyron te shikojme nje problem te pergjithshem dhe pikerisht ate te rolit qe faktoret psikologjike zhvillohen si force aktive e procesit shoqeror, dhe kjo nga ana e vet con ne problemin e nderveprimit te faktoreve psikologjike, ekonomike dhe ideologjike ne procesin shoqeror. Cdo orvatje per te kuptuar joshjen qe fashizmi ushtron mbi kombet e medhenj na detyron te njohim rolin e faktoreve psikologjike. Ne fakt, do te merremi ketu me nje sistem politik qe thelbesisht nuk i ben thirrje forcave racionale te egoizmit, por qe zgjon dhe mobilizon tek njeriu forca diabolike, pranine e te cilave nuk e kemi dyshuar aspak ose, e pakta e konsideronim te zhdukur shume kohe me pare. Ne shekujt e fundit imazhi i zakonshem per njeriu ishte ai i nje qenie te arsyeshme, veprimet e te cilit percaktohen nga interesi egoist dhe nga aftesia per te vepruar ne perputhje me te. Edhe shkrimtare si Hobsi, qe shikonin tek vullneti per pushtet dhe armiqesine forcat levizese te njeriut, e shpjeguan pranine e ketyre forcave si rezultante logjike te egoizmit. Meqenese njerezit jane te barabarte dhe kane te njejten deshire per lumturi dhe meqe nuk ka pasur te mjaftueshme per t’i kenaqur te gjithe ne te njejten mase, domosdoshmerisht luftojne me njeri tjetrin dhe deshirojne pushtetin per te siguruar realizimin e ardhshem te asaj qe e kane. Por imazhi i Hobsit, ne nje fare mase, shfaqet i kapercyer. Meqe klasa e mesme ia doli ta thyeje pushtetin e drejtuesve te vjeter politike e fetare dhe njerezit ia dolen ta mbisundojne natyren dhe miliona individe ekonomikisht u bene te pavarur, gjithnje e me shume u binden se bota ishte racionale dhe se njeriu, ne thelb ishte nje qenie racionale.
Forcat e erreta dhe djallezore te natyres njerezore do t’i behen dalje Mesjetes dhe periudhave me te hershme te historise dhe u shpjeguan me injorancen ose me makinacionet e shkatheta te mbretit dhe prifterinjve mashtrues.
Keto periudha u pane sic mund te shikohet nje vullkan qe per shume kohe ka pushuar se qeni nje kercenim. U ndien te sigurte e plot besim se fitoret e demokracise moderne i kishin flakur te gjitha forcat e kobshme; bota dukej e ndricuar dhe e sigurte si rruget e ndricuara bukur te nje qyteti modern. Lufterat u konsideruan si reliket e fundit te koheve antike dhe u mendua se mjaftonte vetem nje lufte per t’u dhene fund te gjitha lufterave; krizat ekonomike u konsideruan si incidente edhe pse keto incidente vazhduan te perseriteshin me nje rregullsi te caktuar.
Kur erdhi fashizmi ne pushtet, pjesa me e madhe e njerezve ishin te papergatitur, si teorikisht dhe praktikisht. Nuk arrinin te besonin se njeriu mund te manifestonte te tilla prirje ndaj se keqes, nje vullneti te tille per pushtet, nje perbuzje te tille per te drejtat e te dobeve ose nje etje te tille per nenshtrim. Vetem pak njerez kishin lajmeruar gjemimin e vullkanit qe paraprin shperthimin. Nicja e kishte turbulluar optimizmin e embel te shekullit XIX; po aq kishte bere Marksi, ne menyre te ndryshme. Nje paralajmerim tjeter erdhi pak kohe me vone nga Frojdi. Natyrisht ai, dhe shumica e dishepujve te tyre, kishte vetem nje ide mjaft te thjeshtë te asaj cka ndodhte ne shoqeri dhe pothuajse te gjitha zbatimet e tij te psikologjise ne problemet shoqerore ishin konstruksione te gabuara. Megjithate, duke e perqendruar vemendjen e tij ne fenomenet e crregullimit emotiv dhe mendor te individeve, ai na coi ne majen e vullkanit dhe na beri te shkojme ne kraterin e tij ne vlim.
Frojdi shkoi me perpara se te tjeret duke e drejtuar vemendjen drejt vezhgimit dhe analizes se forcave iracionale dhe te pandergjegjshme, qe percaktojne pjeserisht, sjelljen njerezore. Ai dhe pasuesit e tij te psikologjise moderne jo vetem kane zbuluar sektorin iracional dhe te pandergjegjshem te natyres njerezore, prania e se ciles kishte qene pershkruar nga racionalizmi modern; por madje kane treguar se keto fenomene iracionale ndjekin disa ligje dhe prandaj mund te kuptohen ne menyre racionale. Ai na mesoi te kuptojme gjuhen e endrrave dhe simptomat fizike si dhe elementet iracionale te sjelljes njerezore. Ai zbuloi se ky racionalitet, ashtu si tere struktura e karakterit te individit, ishin reaksione ndaj ndikimit qe ushtron bota e jashtme dhe ne menyre te vecante ndikimet qe pesohen ne feminine e pare.
Por Frojdi ishte aq i mbushur me frymen e kultures se tij sa qe nuk arriti qe te shkonte tej limiteve qe kjo kulture i impononte. Edhe vete keto limite do te behen kufizime ne qellimin per te kuptuar individin e semure dhe do ta pengojne kuptimin e individit normal dhe te dukurive iracionale qe veprojne ne jeten shoqerore.