Bollshmëria e botimeve dhe popullata e librave që publikohen e ka nxjerr imperative rëndësinë e rekomandimit të atyre librave, të cilët vlejnë të marrin interesim përparësisht, jo për të zhvleftësuar rëndësinë që kanë të gjithë librat që dalin në dritën e interesimit. Duke qenë se koha më shumë se sa buxheti, ose të dyja bashkë marrin rëndësi dikush duhet të marrë guximin e të thotë: Po ky libër vlen të përvetësojë kohën tënde.Sot do të propozoj dy botimet e ALBAS
“Fabrikimi i bindjes përmes politikave të medias”
Të gjitha përgjigjet për pyetjet dilematike që ngremë rreth vetes në lidhje me lirinë e medies, do t’i gjejmë në këtë libër. Madje dhe rastet konkrete në lidhje me fabrikimin e bindjeve të publikut, përmes propagandës mediatike.Ky libër i dy prej autorëve mjaft të njohur sot në botë, Edward S. Herman dhe Noam Chomsky, analizon se mediet: janë institucione ideologjike efektive dhe të fuqishme, që kryejnë një funksion propagandistik mbështetës të sistemit, duke u mbështetur në forcat e tregut, në supozime të brendshme dhe vetëcensurë, dhe pa detyrim të hapur, me anë të modelit propagandues të komunikimit”.Në vendet ku levat e pushtetit janë në duart e një burokracie shtetërore, kontrolli i monopolist mbi medien, shpesh i plotësuar nga censura zyrtare, e bën të qartë se mediet u shërbejnë skajeve të një elite dominuese. Është shumë më e vështirë të shihet një sistem propagandistik në punë, kur mediet janë private dhe kur mungon censura zyrtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë, atje ku mediet konkurrojnë në mënyrë aktive, sulmojnë në mënyrë periodike dhe ekspozojnë keqbërjet e korporatave dhe të qeverive, dhe e portretizojnë veten në mënyrë agresive si zëdhënëse të fjalës së lirë dhe të interesit të përgjithshëm të komunitetit.Ajo që nuk është e dukshme (dhe mbetet e padiskutuar në media) është natyra e kufizuar e kritikave të tilla, pabarazia e madhe në komandimin e burimeve dhe efekti i saj, si në qasjen në një sistem të medieve private, ashtu edhe në sjelljen dhe performancën e saj.
“Një histori e Zotit”
Ky libër është një vështrim provokues për Zotin në zemër të tri religioneve të mëdha monoteiste, nga koha e Abrahamit e deri më sot.Çfarë apo kush është Zoti? A ekziston vërtet Ai dhe, nëse po, pse? Çfarë sjell ekzistenca ose mosekzistenca e Tij për qenien njerëzore?Një histori e Zotit nga Karen Armstrong-u, një figurë e padiskutueshme në studimin e religjioneve, kryesisht në religionin e krahasuar, shqyrton imazhet e njohura të Zotit, siç paraqiten në Bibël (Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatên e Re) dhe në Kuran. Si e kanë formuar dhe si e kanë ndryshuar tri religjionet mbizotëruese monoteiste – Judaizmi, Krishterimi dhe Islami – kuptimin e Zotit? Si kanë ndikuar këto religjione te njëra-tjetra?Pērmes analizēs së ekuilibruar te teksteve të shenjta dhe historike, si dhe përdorimit të gjerë të artit dhe të artefakteve antike do të ndjekim rrugën e gjatë drejt kuptimit që kemi sot për Zotin. Ky udhëtim – si dhe destinacioni i tij – na tregon për njerëzimin dhe për kërkesën e tij të vazhdueshme për të gjetur kuptim dhe qetësi. Nga filozofia klasike dhe misticizmi mesjetar te Reformacioni, Iluminizmi dhe epoka moderne e skepticizmit, Karen Armstrong-u thuajse si me magji distilon historinë intelektuale të monoteizmit në një libër tejet të lexueshëm, i paracaktuar të zërë vend në mesin e veprave klasike.
Albert Vataj