Duke lexuar “Homo Deus” të Yuval Noah Harari
Edhe nëse qeveritë qendrore dhe shtetet e fuqishme kanë mësuar të vetëpërmbahen, terroristët mund të mos kenë shqetësime të përdorimit të armëve të reja dhe shkatërruese. Kjo është sigurisht një mundesi shqetësuese. Sidoqoftë, terrorizmi është një strategji dobësie e përshtatur nga ata që nuk kanë pushtet të vërtetë. Të paktën në të shkuarën, terrorizmi ka funksionuar, duke përhapur frikën më shume se sa duke shkaktuar dëme materiale. Terroristët zakonisht nuk kanë forcë për të shkatërruar një ushtri, të pushtojnë një shtet apo të shkatërrojnë qytete të tëra. Ndërkohë që në vitin 2010 obeziteti dhe sëmundje të lidhura me të, vrau rreth 3 milionë njerëz, terroristët vranë në tërësi 7 697 njerëz në të gjithë globin, shumicën prej tyre në vendet në zhvillim. Për amerikanin dhe evropianin mesatar, Coca-Cola përbën një rrezik vdekjeprurës shumë herë më të lartë se sa Al-Kaeda. Po si atëherë, ia dalën terroristët të dominojnë në titujt kryesorë dhe të ndryshojnë situatën politike në të gjithë globin? Duke provokuar armiqtë e tyre të reagojnë mënyrë të tepruar.
Në thelb, terrorizmi është një shfaqje. Terroristët inskenojnë një spektakël të tmerrshëm dhune që nxit imagjinatën tonë dhe na bën të ndihemi si te ishim duke u kthyer pas në kaosin mesjetar. Si pasojë e kësaj, shpesh shtetet ndihen të shtrënguara të reagojnë ndaj teatrit të terrorizmit me një shfaqje sigurie, duke orkestruar shfaqje të pamata force, të tilla si persekutimi i një popullate të tërë apo pushtimi të shteteve të huaja. Në pjesën më të madhe të rasteve, ky mbireagim ndaj terrorizmit përbën një rrezik shumë herë më të lartë për sigurinë tonë se sa vetë terroristët.
Terroristët janë si një mizë që përpiqet të shkatërrojë një dyqan artikujsh porcelani. Miza është aq dobët sa nuk mundet të lëvizë qofte edhe një filxhan. Kështu që ajo gjen një dem, hyn në veshin e tij dhe fillon të zukasë. Demi tërbohet nga frika e zemërimi dhe e shkatërron dyqanin e artikujve të porcelanit.
Kjo është ajo që ka ndodhur në Lindjen e Mesme gjatë dekadës së fundit. Fundamentalistët islamike kurrë nuk do ta kishin përmbysur të vetëm regjimin e Sadam Huseinit. Në vend të kësaj ata zemëruan SHBA-të me sulmet e 11 shtatorit dhe SHBA-të shkatërruan dyqanin e porcelanit në Lindjen e Mesme për ta. Tani ata lulëzojnë mbi gërmadha. Terroristët të vetëm janë shume të dobët të na tërheqin zvarrë në mesjetë dhe të rivendosin Ligjin e Xhunglës. Ata mund të provokojnë, por në fund të fundit gjithçka varet nga reagimi ynë, shkruan në “Homo Deus”, Yuval Noah Harari.