Sipas filozofit, Emanuel Kant: “Lumturia është përmbushja e të gjitha prirjeve tona”.
Por cilat janë këto prirje?
E pra, Kant gjithashtu e pranonte faktin që jo gjithmonë e dimë se çfarë është më mirë për ne, duke shtuar se qeniet njerëzore nuk janë të afta që të përcaktojnë me siguri absolute, se çfarë do i bëjë me të vërtetë të lumtura. Kjo mund të tingëllojë kundër-produktive, por Kant besonte se sa më shumë që përpiqemi të jemi të lumtur, aq më të pakënaqur do të jemi.
A keni provuar ndonjëherë kaq shumë për të shijuar diçka, e në fund keni përfunduar duke u ndjerë të zhgënjyer? Atëherë me siguri do ta kuptoni këtë teori.
Në vend që të përpiqemi vazhdimisht të arrijmë gjërat që besojmë se do ta përmbushin lumturinë, Kant thotë se duhet të përqendrohemi në veprimin, apo në mënyrën që ne besojmë se është e drejtë.
Kjo mund të përfshijë:
– Të bësh gjëra për të ndihmuar të tjerët.
– Të bësh gjëra që burojnë nga një ndjenjë detyre.
– Të përpiqesh të jesh sa më racional dhe moral që të jetë e mundur.
Kjo nuk do të përfshinte:
– Tundimin për t’u pasuruar.
– Punën e madhe në kërkim të zotërimeve materiale.
– Fokusimin e madh në qëllimet egoiste.
Pra, mesazhi themelor është ndalimi i fiksimit pas lumturisë dhe përpjekja për të qenë një njeri i mirë.
Kur bëjmë gjënë e duhur, lumturia do të vijë natyrshëm.