Faleminderit Zot që më shpërbleve edhe me një ditë, me shëndet dhe mundësinë për të vazhduar rrugën drejt ëndrrës.
Faleminderit për të gjitha!
Unë të jam mirënjohës Ty!
Filloje ditën duke qenë mirënjohës për atë që është e jotja, për gjithçka që të përket ty. Ndoshta ti ke shumë e shumë më pak ngase kanë të tjerët, por ajo që ti ke është e jotja dhe ajo që kanë të tjetër kurrë s’do të mund të jetë e tjetërkujt.
Zotit shyqyr, nuk të mungon asgjë dhe gjithçka që ke arritur është fruti i mundit dhe përpjekjeve tuaja. Por nuk do të ishte e tepër të jesh mirënjohës, sepse gjithçka që ke, bëhet e jotja vetëm atëherë kur ajo është brenda teje. Dhe kjo arrihet përmes të vetmes mundësi dhe të vetmes udhë, asaj të besimit.
Ndoshta e ke të pamundur që këtë ta bësh me fjalë, por mjafton mendimi që kjo mirësi të shndërrohet brenda teje një energji pozitive. Mund të mos jetë kaq e thjeshtë, dhe vërtetë nuk është krejt e thjeshtë, por nëse e provon, do ta shikosh se nuk është aspak e vështirë.
Kësisoj dita juaj do të nis me puthje, do të vazhdojë me buzëqeshje dhe do të përfundojë me ngazëllim.
Nesër sërish nuk do të harrosh të mërmërisësh nën zë, ose të thërrasësh me sa zë që ke:
Faleminderit Zot për të gjitha!