Merreni natën e flakeni në çoshin e gjanave të përdoruna, anipse ka lan tek ju gjurmë pasionesh dhe përjetësie. E ditës diellplotë ndërkallju ndër shkulme, si fryma në trajtat e shumimit. Ke kand me përbashku mesvedi hovet dhe kthjelltësinë që prejsnalti të përgjon. Angështinë që kujtimet t’i kthen në dhimbje prore, i struk në boshin e hijes që të vjen përmas. Sot, e djeshmja ka lan përreth teje lëvozhgat dhe pamundësitë, e veten tande që fugon me turravrap me kap fillin e kohës. Mëdyshje nuk ka vend në fillesat vullnetmira, në prehnin e të cilit ti përkund kumtin e qëllimeve që presin të marrin emrin tënd. Lutu që era të fryjë mbi velat e anijes tënde dhe brigjet të presin me tumirë. Beso se me ty asht një Zot që ngulmon, përpiqet dhe bashkazi kaploni kreun. Kurrgja nuk asht e pamundun në vullnesën e së mirës. AV