Pasi iu dha çmimi “Nobel”, Albert Kamy mendoi fillimisht të falënderonte nënën dhe pastaj mësuesin e shkollës fillore. Kamy i shkroi një letër mirënjohëse mësuesit të tij Louis Germain, i cili cilësohet si një nga nxitësit kryesorë të potencialit të krijues të Kamysë.
Ja letra:
19 nëntor 1957
I dashur zotëri Germain,
Po lë mënjanë gjithë këtë rrëmujë rreth meje këto ditë për të folur me ty nga thellësia e zemrës. Sapo më është dhënë një çmim tejet i madh, një të tillë as e kam kërkuar, por as mund të kërkohet.
Por kur mora vesh lajmin, pas nënës, gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishit Ju. Po të mos ishit ju, dora juaj përkëdhelëse ndaj një fëmije të varfër dhe të shkretë siç isha unë, po të mos ishin mësimet dhe shembujt tuaj, kjo nuk kishte për të ndodhur.
Nuk më ndodh shpesh të nderoj dikë kështu. Por, fundja kjo më jep mundësinë që t’ju tregoj se ç’keni qenë dhe çka paraqisni edhe sot për mua dhe t’ju siguroj që mundi Juaj, puna Juaj dhe zëmrën që e vendos në të ende, jeton në njërin nga nxënësit tuaj, pavarësisht viteve, asnjëherë nuk ka reshtur të jetë nxënësi juaj mirënjohës. Ju përqafoj me gjithë zemër.