Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Eleanora e Toledos, një nga manifestimet më sinjifikuese manjeriste, kryevepra e italianit Bronzino

November 11, 2020
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
Eleanora e Toledos, një nga manifestimet më sinjifikuese manjeriste, kryevepra e italianit Bronzino
88
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Është e bukur edhe pse portretet e Eleonorës së Toledos dhe të djalit të saj i përskon një akullsi rrënqethëse.
A nuk e ndjen?!
Ti po sheh një zonjë të hijshme që ka shtangur në këmbimin e vështrimit me ju. Një portret i përsosur dhe linja përfekte që mbahen larg syve të fshehura nën një petk madhështir por hijerëndë. Djali ka të stampur një vështrim të hutuar. Bindja ka nënshtruar atë dhe fëmijën brenda tij, por pa mundur dot ta zbehin dritën ëndërrimtare dhe premisën e një pasardhësi dinjitoz.
Portret i Eleanorës së Toledos dhe djalit të saj është vepër e italianit Agnolo di Cosimo, i njohur ndryshe si Bronzino. Tablonë “Eleonora e Toledos” mjeshtri e përfundoi në vitin 1545. Ajo është një nga veprat e tij më të famshme. Ndoehte e ekspozuar në Galerinë Uffizi të Firences, Itali. Konsiderohet si një nga shembujt më sinjifikativ të portreteve Maneriste. Piktura përshkruan Eleanorën e Toledos, gruan e Cosimo I de ‘Medici, Duka i Madh i Toskanës, në qëndrimin ulur, me dorën e saj mbështetur në shpatullën e njërit prej djemve të saj. Ky gjest, si dhe motivi i shegës i përfshirë në në veshjen solemne, i referoheshin rolit të saj si nënë. Eleanor mban veshur në fustan të rëndë brokadë me arabeska të zeza, stolisje fisnikërie kjo që zotëron tërësoren e tablosë duke dominuar, thua se mjeshtri ka trajtuar me përparësi veshjen. Në këtë pozë, ajo është përshkruar si gruaja ideale e Rilindjes, dhe këtë e dëshmon i gjithë ansambli i komponentëve, të cilat piktori i ka idealizuar me një stilistikë të mëvetshme. Piktura është portreti i parë i njohur i porositur nga shteti që përfshin trashëgimtarin e sundimtarit. Duke përfshirë fëmijën, Cosimo dëshironte të nënkuptojë se sundimi i tij do t’i sillte stabilitet dukatit.
Portreti duhet të datohet rreth vitit 1550–53, por data zakonisht i është caktuar viti 1545, bazuar në një shqyrtim të evolucionit të stilit të Bronzinos, i cili do të sugjeronte Giovanni.


Siç vërehet, portreti është quajtur “i ftohtë”, duke pasqyruar formalitetin e matur të Gjykatës Spanjolle të Eleanor, pa ngrohtësinë që pritet zakonisht nga një portret të nënës dhe fëmijës. Një distancim i tillë është tipik i refuzimit të natyralizmit nga shkolla Manneriste. Në anën tjetër, rëndësi merr fustani i Eleanor. Piktura është ndoshta një reklamë për industrinë e mëndafshit të Firenzes, e cila kishte pësuar rënie në popullaritet në vitet e para të vështira të shekullit të gjashtëmbëdhjetë dhe u ringjall në mbretërimin e Cosimo I. Rripi i çmuar i artë, i zbukuruar me xhevahire dhe rruazat me një xhufkë, mund të jetë bërë nga argjendar Benvenuto Cellini.
Kur trupi i Eleanor u zhvarros në shekullin e 19-të, disa arritën në përfundimin se ajo ishte varrosur me të njëjtën veshje si në portret. Një rrjetë flokësh pothuajse identike mund të ketë shkaktuar këtë konfuzion. Por hulumtimet më të reja tregojnë se ajo ishte varrosur në një fustan të bardhë saten shumë më të thjeshtë mbi një fustan prej kadifeje të kuqërremtë (dhe me gjasë një petk të lidhur, i cili nuk ka mbijetuar). Pas një restaurimi të gjatë dhe kompleks, veshja origjinale është ruajtur dhe rindërtimet e hollësishme shfaqen në Galerinë e Kostumeve në Palazzo Pitti, Firence. Veshjet origjinale janë shumë të brishta për t’u shfaqur në publik.

Albert Vataj

 

Tags: Albert VatajEleanora e Toledos
Previous Post

Profili psikologjik i një diktatori të çmendur. Adolf Hitler, i çmenduri që çmendi historinë

Next Post

Itō Jakuchū, ai që u dashurua me shpendët, lule dhe natyrën, piktori i shquar i traditës japoneze

Next Post
Itō Jakuchū, ai që u dashurua me shpendët, lule dhe natyrën, piktori i shquar i traditës japoneze

Itō Jakuchū, ai që u dashurua me shpendët, lule dhe natyrën, piktori i shquar i traditës japoneze

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Seksi që në agimet e tij”, një libër që hedh dritë atje ku për shekuj është kultivuar verbëria

“Seksi që në agimet e tij”, një libër që hedh dritë atje ku për shekuj është kultivuar verbëria

July 6, 2025

Më 2 korrik 1990, kur zemërata zgjonte kurajon për të guxuar të sfidoje diktaturën

July 2, 2025
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

July 1, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj