Besëtytnitë, të vërtetat rrethanore dhe mistifikimi i historive të tyre, si domethënie e thelbit të një ndodhie, si idealizim dhe kompozim ideor i shkakësisë që rrjedhon kësisoj nga përcaktimi. Por edhe përvojat personale kanë rolin e tyre në mbështjelljen e këtyre gjesteve me një tis mjegulle besëtytnie. Forca e besimit i ka bërë këto besëtytni që të kenë lavdinë e tyre, shpesh të pashpjegueshme. Thuhet “MOS” dhe e gjithë ajo zymtësi e mistershme pamjaftueshmërie e shpjegimit krijon një lloj klime paniku dhe personi është i prirur të përgjojë çdo ndodhi sado e rëndomtë për t’i dhënë të drejtë këtij besimi bestyt, i cili ka gjas të hedh rrënjë edhe tek skeptikët .
Katalogët e besëtytnive, të cilët kanë udhëtuar për më shumë se pesë shekuj, duke gjetur gjithnjë ithtarët e vet, të pranimit dhe njohjes, ka në mesin e tyre një besëtytni që ka lidhje me derdhjen e kripës. Në periudhën e Mesjetë, kripa ishte një mall shumë i kushtueshëm. Ajo këmbehej me çdo gjë të mundshme, për të cilën tregtari kishte interes, që nga skllevërit deri tek sendet e çmuara, lirin, drith, farëra, mëndafshet, erëzat, veglat e punës, armët, gjithçka që deri asokohe ishte e këmbyeshme mall me mall.
Rrjedhimisht ajo kishte atë vlerë që do ta bënte atë të lakmuar për bestytnitë, të cilat përhapeshin po kaq shpejt sa dhe flaka, mbërrinte në destinacionin pritës më shpejt se arsyetimi se pse nuk duhej shpërdorohej kripa.
Historycollection.com në një trajtesë të kësaj besëtytnie në një artikull të saj shton se: Nëse kripa derdhej, ajo nuk ishte më në gjendje të përdorej si ilaç, prandaj ajo grumbullohej dhe hidhej mbi shpatullën e majtë të personit që “ishte viktimë e këtij oguri të keq”, me qëllim që të verboheshin shpirtrat e këqij, që besohej se vinin të yshtnin në mëkat dhe paudhësi personin.
Ajo ka rrokur një famë të tillë të lavdishme sa ka rrëmbyer edhe një nga mëndjet më të dritura të Rilindjes së Artë, të gjithëdijshmin dhe të çmosmundshmin, Leonardo da Vinçi, i cili, sipas bestytve, mjeshtri në mënyrë të qëllimshme në tabllonë e famshme “Darka e Fundit” (Darka e Zotërisë), Juda Iskarioti portretizohet sikur ka derdhur qëllimisht një kripëmbajtëse. Kjo bëri që shumë njerëz ta shohin këtë akt si një shenjë të keqe, dhe si diçka që ka të ngjarë të ndjellë fatin e keq.
Jo vetëm kaq, bestytët e lidhin kripën edhe me tokën shterp, tokën e përzhitur, tokën ku nuk ka jetë të gjallë. Sipas tyre derdhja e kripës është ekuivalenti i një mallkimi të madh, kur dihet se sa e rëndësishme që ishte ajo pak tokë e punueshme që disponohej nga njerëzit kohëve.
Gjithashtu, shekuj kanë koleksionuar dëshmi të shumta që aludojnë për fatkobin që sjell derdhja e kripës. Përveç kësaj, që kur Kisha Katolike Romak e përdori kripë për të përgatitur Ujin e Shenjtë, ajo kishte një rëndësi fetare, çka e bënte derdhjen e saj një shenjë të keqe.
Duke u thyer pas në kohë konstatojmë se romakët kishin bindjet e tyre për kripën. Ata besuan se ishte një simbol i miqësisë për shkak të cilësisë së tij të qëndrueshme. Sidoqoftë, ishte shumë e kushtueshme dhe e dobishme për ruajtjen e ushqimit, kështu që nëse dikush derdh kripë në tryezë, konsiderohej të ishte shumë ogurzi. Dhe për të prishur shfuqizmur këtë mallkim duhej të derdhej verë mbi vendin ku kishte rënë kripa, ekuivalenti i besëtytnisë së derdhjes së rakisë tek ne, e cila sjell zënkë dhe sherr mes personave që po konsumojnë raki dhe për këtë duhet derdhur ujë.
Gjatë shekujve ka pasur tregime dhe shkrime të shumta nga historianë që flasin për ogurin e keq që lidhet me derdhjen e kripës. Për më tepër, meqenëse Kisha Katolike Romake përdori kripë për të bërë Ujin e Shenjtë, ajo gjithashtu kishte domethënie fetare që e bëri derdhjen e saj një ogur të keq. Mjaftonte vetëm kaq që kjo pakujdesi, qoftë dhe e qëllimshme të fitonte një namë të keq.
Përgatiti: Albert Vataj