KUMTIME TE KAKOHESHME PER SHENJTOREN E SHNA NDUT NE SEBASTE, LAÇ
“Âsht per t’u çuditë, se si Emz. Mark Skura nder rrelacjone Ndër kohët e hershme Sebastja ká kênë nji qytetzë me randësí në pikpamje strategjike. Germadhet e saja shifen edhe sot në nji maje jo fort të naltë kah veri-lindja e katundit Laç në Kurbî. Qytetza ose Kalaja e Sebastes zotnon mbarë fushen deri në breg të detit. Ajo, pá dyshim ka kênë edhe në kohë të Rromakve; ketê e vertetojn edhe êmnat e shumtë latinisht, qi ruhen edhe sot rreth e rreth. Me qytetzen e Sebastes âsht e lidhun edhe gojëdhana e Shna Vlashit e 40 Martirve, si edhe historija e Kuvendit Françeskan në Sebaste e Kisha e vjeter, qi nderohet me titullin “Shêjtnorja e Shna Ndout” e qindron edhe sot në gjendje të mirë. Banorët e Sebastes kanë pasë banue malit rreth kalas; vonë e vonë fort, njandej kah gjysa e shekullit XIX filluen me u shumue familjet e ardhuna prej Mirditet e prej Kthellet, qi xûn vend poshtë në fushë, në Laçin e sotshem, e u vûn me punue tokët e me sigurue jetesen. Fretent Françeskaj kanë pasë në Sebaste nji Kuvend, qi permendet shpesh në Kroniken e Provinçes Françeskane të Shqipnís. Kuvendi ka kênë afer Shêjtnores së sotshme të Shna Ndout në nji brî malit, jo fort larg permbí qytetzë. Sigurisht Kuvendi ka kênë edhe në kohë të Gjergj Kastriotit; por nuk dihet, në se dikúr kanë pasë banesen aty Benediktinët…
Kisha, megjithse ká kênë në nji shpatinë malit e si e vetmueme, duket, se ká pasë randsí, pse kje shugurue në vj. 1557 prej Ipeshvijve të Shqypnís n’at rasë, kur ata po kthejshin prej Konçilit të Trentit. Dokumenti i ketij shugurimi shifet ende sot në fund të Kishës, në kór nalt në e djathtë, aty lexohet:
«HOC TEMPLUM CONSECRAVIT R. D. JOANNES
BRUNUS, ARCHIEPISCOPUS ANTIBARENSIS
ANNO INCARNATIONIS DNI MDLVII D. 2 DIMB»
Perkthimi:
«Kjo Kishë u shugurue prej Shum të ndertit Gjon Brunit, Arqipeshkëv i Tivarit në vjetin e lindjes së Zotit 1557 datë 2 Dhetor»
…Famullitarët e Kishës së Laçit, nen kujdes të cillave âsht edhe Shêjtnorja e Shna Ndout, janë mundue perherë e kanë bâ çë mos me i ardhë në ndihmë popullit n’at vend të vetmuem me shtrojë, me ujë, me dritë e me shërbimin fetár. Nji treme a hajat i madh, i punuem per shtegtarë qýsh në vj. 1940, kur ishte famullitár P. Klement Miraj, kje xêvendsue me shpenzime të Provinçjes me nji ndertesë të madhe e të bukur dykatshe, të projektueme prej Ingj. Franc Lufit, sá kje Provincjal i Nd. P. Kostantin Pistulli e famullitar në Laç P. Fillip Mazrekaj. Ndertesa-bujtore nuk mûjt me u krye, por vetem kjen çue muret e kje mbëlue. Mâ vonë mandej, si kje Provincjal P. Agostin Ashiku e famullitar P. Mark Papaj (1960-61) kje krye me të gjitha, perveç mistrís së jashtme. Ndertesa duel me të vertetë nji bûjtore e pershtatshme për shtegtarët e shumtë, me salona të mëdhaj, me dritsore të gjâna, me drita e me stufa per dimen. Shêjtnorja e Shna Ndout në Sebaste erdhi tuj marrë perherë e mâ randsí e lëmoshët e popullit erdhem tuj u shtue; per ket arsye Provincjali i Françeskajve, i Nd. P. Agostin Ashiku, e pá t’arsyeshme, e e ndjeu si detyrë kundrejt Shêjtit të Mrekullive, me e prekë Shêjtnoren e vjeter e me e shndrruenë nji Kishë mâ të dêjë e ma të bukur per sherbimin fetár; prandej qýsh në vj. 1965 dha urdhen, qi të bâheshin ndrrime mbrend e jashtë si mbas nji projekti të punuem me kujdes, sidomos prej P. Aleks Baqlit”
Rindërtimi (vitet 1992 – 2013)