I përhumbin prej një dëshirë që gjuhën ngjyn në zjarr e ballin e mpreh në re, ngasem me u rikthy në veten teme të përhumbin në një botë kufizimesh, në një të tashme të ngërthyeme mes vedi, gjendjesh dhe gjanash, që duke u strukun droje brenda meje, nguron më kumtu si shkas përditshmërie. E megjithat në mbamëndjen teme dhe ëndjet e mija të shkujdesuna pasionesh dhe larushishë, kjo botë munet me ken gjithqysh ekzistente. Ajo rritet përditë, e unë metoj duke e prediku si një dëshirë dhe mundësi.