Kur vajti në Paris, Hector Berlioz (11 dhjetor 1803 – 8 mars 1869), arriti të regjistrohet si student i rregullt në Konservator. Ndërkohë, Berliozi nuk kishte me se të jetonte. I ati shpresonte ta mposhte dëshirën e të birit me anën e urisë. Ai refuzoi t’i dërgonte pensionin e zakonshëm, me të cilin ai të mund të mmbulonte shpenzimet. Kjo gjëndje do ta groposte kompozitorin e ardhshëm në një borxh prej gjashtë mijë frangash. Megjithatë Berliozi ishte i vendosur të realizonte ëndrrën e tij muzikore.
– U bëra hamall, detar, pirat, – do të kujtojë ai më vonë, plot hidhërim, – po nuk u tërhoqa nga rruga ime, nga ëndrra ime. Jeta po i rëndohej gjithnjë e më shumë. Kujtohet se Vitin e Ri 1827 Berliozi e festoi në dhomëzën e tij të varfër me dyzet franga për bukë, të cilën e lau me lot e hidhërim. Pas shumë vuajtjesh e vështirësish hyri në punë si korist në një teatër të vogël. Admiruesit të Glukut dhe të Veberit i duhej që çdo mbrëmje të bënte punë nga më ordineret për të jetuar.
Albert Vataj