* Çehovi ishte mjek dhe kishte frikë nga përgjegjësitë e rënda të profesionit të tij. Në nje recetë kishte berë nje gabim.
Nuk kishte vënë një presje në shifrën që tregonte gramët. I hyri frikë e madhe nga pasojat dhe menjëherë shkoi tek i sëmuri. Për fat receta nuk ishte dërguar ende te farmacisti. Frika i hyri edhe kur në familjen e një të afërmi të tij, ku të gjithë pjesëtaret ishin të sëmurë me tifo, rastisi qe te vdiste nëna dhe nje vajzë e vogël. Çehovi u dërrmua shpirtërisht saqë hoqi nga porta e shtëpisë mbishkrimin: “Mjek kirurg”.
Qysh atëhere ai e braktisi profesionin e mjekut për t’u bërë më pas ai që njeh letërsia ruse dhe ajo botërore, shkrimtar.