Ngjashmërinë e këtyre dy veprave e ndajnë 300 vite. Është një rastësi fatlume e ekstraktimit filozofik dhe artistik të dy dëshmive që i kanë mbijetuar kohës, jo për të akuzuar për plagjiaturë, por për të gjetur përputhshmëritë dhe specifikimet dalluese të dy kryeveprave që patën qasje të pasqyrimit dy përsosmërive.
Më 2 maj 1519, Leonardo da Vinci vdiq në moshën 67 vjeç në Château de Clos-Lucé në qytetin e Ambroise, Francë. Si një nga artistët më të famshëm të të gjitha kohërave, veprat e Leonardo janë padyshim ndër më të famshmet në historinë e artit. Përveç asaj që konsiderohet nga shumë njerëz si kryevepra e tij, Mona Lisa, një nga veprat e tij më të njohura është ndoshta Njeriu Vitruvian, përfaqësimi i proporcioneve ideale të trupit të njeriut. Sidoqoftë, shumë të interesuar të kureshtive të artit nuk mund ta dinë ngjashmërinë e jashtëzakonshme midis Njeriut Vitruvian dhe një ilustrim mesjetar nga “Opera Liber Divinorum”, një shkrim që përmban vizionet e Shën Hildegard të Bingenit.
Më shumë se 300 vjet para realizimit të Njeriut Vitruvian nga Leonardo da Vinçi, në fakt, Hildegard kishte krijuar tashmë atë që njihet si Njeriu Simfonik. Ashtu si Njeriu Vitruvian, Njeriu Simfonik përfaqëson idealin e përsosmërisë. Për dallim nga vepra e Da Vinçit, ideja e Hildegard për përsosmërinë nuk vjen nga shkenca dhe matjet, por nga muzika dhe poezia. Këto arte, në të vërtetë, vlerësohen prej saj një “bashkëlidhës” simbolik midis ideve filozofike të universit dhe njeriut, si dhe midis Zotit dhe Krijimit.
Ashtu si Leonardo, për më tepër, Hildegard ishte një personazh tepër eklektik: shumë kohë para Rilindjes, dhe në një moment historik në të cilin gratë shpesh konsideroheshin të padenjë për një jetë intelektuale dhe krijuese, shenjtori ishte në fakt kompozitor, poet, ilustrues, filozof, mistik, botanist dhe teoricien i mjekësisë. Një nënë në një kohë tjetër kushedi sa çfarë do të kishte lindur nga takimi i dy mendjeve të jashtëzakonshme si ato të Leonardos dhe Hildegard? Ndoshta një simfoni e bukur midis artit, shkencës dhe filozofisë.
Albert Vataj