O Zoja e Këshillit të Mirë, Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipërisë, ti Nëna jonë e Ëmbël! Ty që në zemër të rrjedh gjaku i popullit tënd: ktheji sytë e tu mbi këtë komb i cili ka pasur fatin të marrë. mësimin e parë të Ungjillit nga goja e Apostujve e që Ty të ka nderuar përherë me dashuri të pastër bijësore.
Edhe sot në errësirën e provës ky komb të drejtohet Ty plot shpresë e pret ndihmën tënde amnore.
Ti i prin Kishës në shtegtimin e fesë: hidhi sytë e tu mbi bijtë e bijat shqiptare të cilët janë duke udhëtuar të ngarkuar me prova e mundime.
Forco të ligshtit, ngushëllo të mjeruarit, mbaje të gjallë fenë në zemrën e të gjithëve!
Nënë e Shëlbuesit, bekoji familjet e krishtera të cilat përbëjnë thelbin e Kishës së Birit tënd hyjnor.
Nënë e shpresës, shpejtoje ditën në të cilën ky popull fisnik do të shikojë të realizuara edhe një herë të gjitha dëshirat e thella të shpirtit të tij, atëherë kur të gjithë, bij e bija, do të kenë mundësi të bashkohen në harmoni të plotë për të rindërtuar të ardhmen në drejtësi e në paqe!
Amen.
(Huazuar nga Radio Vatikani, edicioni në gjuhën shqipe)