Agjensia zyrtare e hapësirës, SPACE, e cila i referohet NASA-s, njofton se një asteroid i madh do të “vizitojë” tokën paramesditen e të Mërkurë, më 29 prill 2020, në një distancë 3.9 milionë milje larg.
Autoritetet, të cilat kanë kohë që e monitorojnë këtë vizitor të paftuar, këshillojnë të mos mashtrohemi nga ndonjë lajm që rreket të përfitojë në këtë situatë. Sipas tyre, fluturimi i asteroidit nuk përbën asnjë kërcënim për Tokën, kjo për shkak të trajektores dhe distancës së largët që ai ka.
Asteroidi OR2 i vitit 1998 udhëton me një shpejtësi prej 8.69 kilometra në sekondë dhe paraqet një kuriozitet: siç e kanë theksuar, duket se ai ironikisht mban një maskë në pjesën e përparme. Natyrisht nuk është një shaka e studiuesve, por një “lojë e dritës” për shkak të mënyrës së ndryshme në të cilën sipërfaqja e asteroidit pasqyron valët e radios, si rrjedhojë e karakteristikave të saj morfologjike.
Asteroidi u zbulua më 24 korrik 1998, në sajë të NEAT (Ndërtimi i Asteroidëve të Afërt me Tokën), projekti i NASA-s, që synon të monitorojë trajektoret e asteroideve që “synojnë” Planetin tonë. Vëzhgimet e bëra vitet e fundit shprehen se asteroidi 1998 OR2 ka një diametër që varion nga 2 deri në 4 kilometra, por informacioni që do të jemi në gjendje të mbledhim me rastin e qasjes së tij të radhës do të na lejojë të mësojmë më shumë.
Përmasat e mëdha dhe fakti që ajo ka një trajektore që e drejton atë të kalojë në mënyrë periodike afër Tokës, do të thotë që 1998 OR2 konsiderohet një objekt potencialisht i rrezikshëm, që duhet të mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Një ndikim me planetin tonë, në fakt, do të ishte vërtet katastrofike. Për momentin, megjithatë, është e sigurt që nuk ka rreziqe as me rastin e kalimit të tij më 29 Prill, as në ato në vijim. Sipas një studimi të kryer nga Observatori Sormano, kalimi më i afërt me Tokën për 10 shekujt e ardhshëm do të jetë ai i 16 Prillit 2076. Studiuesit mendojnë se këtë vit kërcënues në këtë kohë ai do të kalojë në një distancë 1.76 milion kilometra, ose katër herë distancën Tokë-Hënë.
Edhe kësaj here qielli po tregohet I mëshirshëm me planetin tokë
Albert Vataj