Shkencëtarë gjenialë, njerëz misteriozë, eksperimente të padeklaruara kurrë. Çfarë është mbajtur e fshehtë nga arma më e rrezikshme e ndërtuar ndonjëherë? Çfarë nuk është thënë për dekada të tëra?
Një shpërthim vdekjeprurës. Çdo formë jete e asgjësuar. Mjedis i ndotur në mënyrë të pakthyeshme për kilometra të tëra. Janë efektet e bombës atomike: kërpudha bërthamore që ngjitet deri në qiell më ngarkesën e saj të vdekjes e të shkatërrimit. Kanë kaluar 75 vjet nga koha kur aeronautika ushtarake amerikane ka lëshuar dy bomba mbi qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit. Domethënë, i njohim mirë efekte, por jo të gjithë historinë e bombës atomike, një projekt i mbetur sekret për disa dhjetëra vjet në një nivel që nuk ishte parë kurrë ndonjëherë.
1945: Bombë vdekjeje
Ajo e armëve bërthamore është një histori që ka ndryshuar rrjedhën e shekullit të XX-të. Për ta treguar, duhet filluar me një datë, 6 gushtin e vitit 194, dhe me një orë, orën 2 të mëngjesit. Bombarduesi Amerikan B-29 superfortress Enola Gay ngrihet nga një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor. Destinacioni: Hiroshima, Japoni. Ora 8, 15 minuta dhe 17 sekonda. Në kuotën e 9000 metrave, avioni lëshoi bombën atomike: 4400 kilogram vdekje. Kryen manovrën e impenjimit. Një kthesë të shpejtë me 60 gradë prerje sikur të ishte mbështetur mbi krah. Little Boy, ky ishte emri i bombës, udhëton me shpejtësi drejt Hiroshimës. Mungojnë 44 sekonda nga shpërthimi.
Në qytet njerëzit janë nëpër rrugë. Një djalë është i ulur në afërsi të një ure në mes të qytetit. Pret të fejuarën. 29 sekonda nga impakti. Një ushtar hap një gropë për të fshehur diçka. 23 sekonda. Folësi i një radioje lajmëron bombarduesit armiq. 15 sekonda. Një infermiere është në trenin që i afrohet Hiroshimës. Little Boy, fishkëllen teksa vrapon drejt orës zero. Për shumë, fishkëllima e tij do të ishte zëri i fundit i dëgjuar.
Bomba shpërthen 580 metra mbi tokë. Në një miliardën e parë të sekondës, temperatura në pikën e shpërthimit është 60 milion gradë, 10 herë më e madhe se e sipërfaqes së Diellit. Një dritë e bardhë mbështjell gjithçka, në përqafimin vdekjeprurës të energjisë termike. Mijëra njerëz humbasin jetën, të djegur nga nxehtësia shumë e madhe. Trupat janë bërë të panjohshëm, të karbonizuar në çast.
Disa janë katandisur në hi. Prej të tjerëve mbetet vetëm hija. Ndërtimet prej druri marrin flakë, ato prej çeliku shkrijnë. Pastaj vjen vala goditëse. Ecën me 116000 kilometra në orë¨më shumë se 3000 metra në sekondë. Përshkon qytetin dhe përlan çdo gjë. Rreth 60000 ndërtesa janë flakur tej. Vdesin dhjetëra mijëra njerëz të tjerë, trupat e të cilave masakrohen në mënyrë të tmerrshme. Gjithsej të vdekurit janë 80000. Mbi 60000 të tjerë do të humbasin jetën në muajt në vazhdim. Hiroshima nuk ekziston më është e fshehur nën një kërpudhë 12000 metra lartësi. 3 ditë më pas, skena të ngjashme do të shikohen në popullsinë e Nagasakit, e goditur nga bomba bërthamore Fat Man. Në fakt, bombardimet japoneze përfundojnë Luftën e Dytë Botërore.
1941: Prova e parë
Historia e bombës atomike kishte filluar 3 vjet më parë. Shtetet e Bashkuara, në luftën qysh nga 1941 pasi patën pësuar një humbje të hidhur në Pearl Harbor, kishin mbledhur mendjet më të mëdha të kohës për një projekt që duhej të çonte tek arma definitive, atë në gjendje të zgjidhte konfliktin. Më 16 korrik, në New Mexico, eksperimenti i parë bërthamor në territorin amerikan. Është fillimi i zinxhirit të ngjarjeve që do të çonte tek sulmet në Japoni. Gjithçka fillon në orën e 29 minuta të mëngjesit. Testi Trinity parashikon shpërthimin e një bombe me pluton të të njëjtit lloj me atë që do të përdoret rreth një muaj më pas për të shkatërruar Nagasakin. Sipas dëshmitarëve, atë ditë dielli lindi herë. Shkencëtarë dhe ushtarakë e asistojnë shpërthimin në një heshtje varri, në një bunker të ndodhur 10 kilometra larg. Impakti është monstruoz. Kërpudha atomike ngjitet drejt qiellit deri në 12000 metra lartësi. Zhurma të sjell në mendje apokalipsin. Drita verbuese është e dukshme deri në 300 kilometra largësi. Nis kështu era e armëve bërthamore : në vetëm 4 vjet, Projekti “Manhattan “ kishte çuar në realizimin e bombës së parë atomike.
1944 : Nazistët dhe bomba
Ajo që nguti amerikanët kishte qenë një lajm shokues : Gjermanët po punonin për një bombë luftarake të ngjashme. Në 1944 është e qartë se fundi i epokës naziste, që duhej të zgjaste 10 shekuj, po afrohej në mënyrë të pandalshme. Për vite të tëra hierarkët kishin folur frenetikisht për armë të reja apo, siç e kishte etiketuar Ministri i Propagandës Joseph Goebbels, “ armët e hakmarrjes “. Armë të lindura nga superioriteti teknologjik i presupozuar arian, që do të ishin në gjendje të përmbysnin fatet e konfliktit në favor të Gjermanisë: avionë me motor reaktiv, raketa V1, nëndetëse me autonomi shumë të gjatë. Gjetje teknologjikisht të jashtëzakonshme që megjithatë nuk dukeshin në gjendje ta përmbysnin rezultatin tashmë të kompromentuar te një luftë. Megjithatë, ndoshta, ekzistonte një armë që do të mund ta ndryshonte gjithçka: bomba atomike.
Historia e një Gjermanie naziste në posedim bombash bërthamore deri pak kohë më parë dukej e privuar nga provat. Por kohët e fundit disa kërkime kanë zbuluar një skenar shumë pak sigurues: jo vetëm nazistët kishin arritur shumë më përpara nga sa mendohej, por se kishin kryer disa testime bërthamore me bomba me përmasa të vogla.
Prilli i vitit 1944. Benito Mussolini dhe Adolf Hitler takohen në kështjellën e Klesshein në Austri. Situata ushtarake është e dëshpëruar. Gjermanët janë në mbrojtje kudo. Aleatët avancojnë në Rusi dhe në Itali, ku Mussolini kontrollon tashmë vetë m shtetin kukull të Republikës Salo. Veç kësaj, pritet nga njëri çast në tjetrin hapja e frontit të dytë : zbarkimi i anglo-amerikanëve në Francë. Megjithatë, Hitleri e siguron aleatin italian : konkluzioni i luftës do të ishte patjetër fitimtar, pasi përdorimi i armëve të reja do t’i prishte planet armikut. Aeroplanë, nëndetëse me zhytje të vazhdueshme, artileri, tanke kolosale dhe një bombë efekti i së cilës do të trondiste botën. Mussolini dëshiron të dijë më shumë. Dërgon në Berlin një korrespondent lufte të ri, të quajtur Luigi Romersa, me detyrën për të takuar Hitlerin.
Në një dëshmi ekzekutive të dhënë për Voyager përpara vdekjes së tij, të ndodhur në 2007, Romersa ka treguar detajet e atij emisioni. “Musolini – ka thënë ai – kishte mbetur i impresionuar nga ajo deklaratë e bërë nga Fyhreri. Kur është kthyer në Itali, i pakënaqur pasi në ankth që të kishte hollësi, më ka thirrur në studion e tij. Më ka treguar për Hitlerin, për shkencëtarët e tij dhe për ato armë të pabesueshme që po përgatisnin. Më ka thënë që të nisem sa më shpejt drejt Gjermanisë dhe të realizoja një investigim të gjatë të lidhur me ato armë sekrete të mrekullueshme për të cilat më ka folur pa hyrë në hollësira”. Mussolini i dorëzon gazetarit një leje qarkullimi speciale për të takuar direkt Hitlerin në Berlin.
Romersa dhe Fyhreri
Në tetorin e vitit 1944 situata ushtarake për gjermanët përkeqësohet akoma më shumë. Pasi kanë zbarkuar në Francë me 6 qershor, aleatët avancojnë drejt renit. I riu Romersa niset menjëherë në drejtim të Berlinit. Kryeqyteti i Rajhut i nënshtrohet bombardimeve të vazhdueshme, por për Hitlerin nuk ka ardhur ende momenti i mbylljes në bunker. Pasi ka mbërritur në qytet, Romersa arrin ta takojë udhëheqësin nazist: për herë të parë, gazetari ndodhet ballë për ballë me diktatorin gjerman. Fyhreri vendos që ta dërgojë në qendrën e kërkimeve dhe eksperimenteve të Peenemunde në Detin Baltik. Kështu do të kishte rastin që të vërente personalisht armët dhe pajisjet që zhvilloheshin aty. Duke e përshëndetur, Hitleri do t’i thoshte: “Kur të ktheheni mund t’i tregoni Duçes gjëra të jashtëzakonshme”.
Në Peenemunde zhvillohen nga Gjermanët armët më sekrete, vaketa V1 dhe gjuajtësi me motor reaktiv. Të dyja realizohen nën drejtimin e Verner Von Braun, jo rastësisht njeriu që do të drejtojë Programin Hapësinor amerikan. “Baza e Peenemunde, – na ka rrëfyer lidhur me këtë Romersa, – ishte vërtetë e jashtëzakonshme. Korrespondonte me aftësinë organizative të Hitlerit dhe të bashkëpunëtorëve të tij, Gjenerali Berger, që merrej me anën ushtarake, dhe të Verner Von Braun, për atë shkencore”. Romersa arrin të takohet me Von Braun dhe ka fatin që të shikojë prototip të ndryshëm.
Në natën midis 12 dhe 13 tetorit të 1944, gazetarit i lejohet që të asistojë në një eksperiment akoma më sekret. Bëhet fjalë për bombën e famshme të përmendur nga Hitleri, që Romersa i paraqitet me emrin shqetësues “bombë shpërbërëse”. I eskortuar nga dy oficerë të lartë, gazetari Italian i dërguar nga Duçja shoqërohet në fabrikën e Rugen, pak kilometra në veri të Peenemunde. Është një lokalitet turistik shumë i njohur, por në atë kohë mund të shkoje atje vetëm me leje qarkullimi speciale. Pika e vëzhgimit të eksperimentit është një bunker në zonën pyjore. “I kujtoj shumë pak ato pyje”, na ka rrëfyer Romersa. “Brenda në bunker të merrej fryma, në të cilin jam shoqëruar nga dy oficerë të lartë. Në një orë të caktuar, rreth 11 e 4 minuta, ka ardhur komunikimi se shpërthimi ishte i afërt. Në një moment të caktuar ka qenë pothuajse si termet. Bunkeri është dridhur dhe nga e çara e vogël, kam parë një dritë verbuese, shumë të fortë. E pasuar nga një koloni tymi e gjatë që ka zgjatur për një kohë të gjatë, nga disa orë, deri në momentin në të cilin jemi autorizuar që të dalim nga bunkeri”.
Menjëherë më pas Romersa pritet nga ministri Goebbels: “Më ka pyetur nëse kisha mbetur i kënaqur apo jo. Më ka treguar për disa tentativa sabotimi dhe frikëra, sidomos nga ana e aleatëve, për atë që ishin duke bërë gjermanët dhe për atë që kishte ndodhur në Norvegji kohë më parë. Kur trupat komando kishin ardhur dhe kishin arritur të sabotonin një prej fabrikave të ujit të rëndë që, më tha, ishte lënda e domosdoshme për fuzionin e uraniumit. “Ne e posedojmë ujin e rëndë prej vitit 1942. Qysh atëherë kemi gjetur sistemin për shpërbërjen e atomit. I kemi mundur thellë kundërshtarët tanë”.
Në dritën e rrëfimit të Romersa, është e vështirë të kuptohet me saktësi sesa shanse patën nazistët që të realizonin bombën atomike. Sipas studiuesve të shumtë që kanë marrë pjesë në Projektin “Manhattan”, asnjë: gjermanët e kishin braktisur idenë prej vështirësisë së vënies në praktikë. Edhe pse në nivel teorik ka qenë më përpara se Shtetet e Bashkuara, në praktikë mungonin paratë dhe stabilimentet industriale në gjendje të prodhonin ujin e rëndë, ingredient i domosdoshëm për të ndërtuar atomiken. Veç kësaj, gjë akoma më e rëndësishme, nuk posedonin uranium dhe nuk mund të realizonin plutoniumin për bombat e tyre. Ndoshta Romersa ka asistuar në një eksperiment për realizimin e një bombe të mesme midis konvencionales dhe atomikes.
1949: Projekti i Bashkimit Sovjetik
Kështu, më 14 korrik 1945, amerikanët kanë shpërthyer bombën e parë atomike të vërtetë të historisë. Ama nuk e dini se diçka i kishte shpëtuar kontrollit të tyre. Josif Stalini, kreu i Bashkimit Sovjetik, dinte pothuajse gjithçka. Ai që e azhurnonte lidhur me përparimet amerikane ishte një anglez.
Fizikani në krye të projektit bërthamor sovjetik ishte Igor Vasilieviç Kurçatov. Kurçatov takohet me Stalinin në Kremlin, hap një kuti dhe i tregon një sferë metalike me diametër prej 10 centimetrash. Plutonium. “Këtu është një ngarkesë e gatshme për bombën”, i thotë Stalinit, që i goditur nga fjalët, e pyet: “Nga mund të di se bëhet fjalë për plutonium dhe jo një copë hekuri që shkëlqen?”. “Ngarkesa është e veshur me nikel”, i përgjigjet Kurçatovi, “por mund ta prekësh pa rrezik. Për t’u bindur se nuk është një copë hekuri, thuaj ndokujt që ta prekë sferën. Po të ishte hekur, do të ishte e ftohtë”. “Dhe është gjithmonë e nxehtë?”, e pyeti akoma Stalini. “Gjithmonë”, i përgjigjet tjetri.
Kjo bisedë ka qenë e mundur falë informacioneve që Moska ka arritur të sigurojë nga spiunët e infiltruar në Projektin “Manhattan”. Njëri prej tyre quhej Fiodor Ted, një fizikan amerikan. Më pak se 20 vite mbi shpatulla, ishte shkencëtari më i ri i Los Alamos. Në tetorin e 1944 au ka hedhur në një letër disa informacione lidhur me projektin, në mënyrë të veçantë lidhur me shpërthimin. Pastaj me iniciativën e vet, ka kontaktuar sovjetikët. Për Fiodor Ted nuk është burimi i informacionit i vetëm dhe i rëndësishëm i Bashkimit Sovjetik.
Ai që ka furnizuar Moskën me numrin më të madh të detajeve ka qenë Klaus Emil Jules Fuchs. I lindur në Gjermani, me ardhjen e nazistëve është arratisur në Angli. Më pas është thirrur në Projektin “Manhattan”. Falë projekteve të bombës që u ka kaluar rusëve në 1949 edhe rusët kanë siguruar bombën atomike të tyre. Por me mbarimin e luftës Fuchs është përgjuar nga FBI-ja. I arrestuar në Angli në 1950. Ka treguar gjithçka, por ka marrë një dënim relativisht të lehtë: 14 vjet. Ndoshta se pse ka dhënë emrat e spiunëve të tjerë, deri tek amerikanët Ethel dhe Julius Rosenberg, të dënuar me vdekje dhe të ekzekutuar në karrige elektrike. Është falë këtyre ndihmave që Bashkimi Sovjetik ka arritur të shpërthejë bombën atomike të parën të tij në 1949.
1961: Në Rrethin Polar
Pas disa vitesh, është gjithnjë Bashkimi Sovjetik që shpërthen bombën bërthamore më të madhe të të gjitha kohërave, me 30 tetor të vitit 1961. Një avion i modifikuar posaçërisht fluturon mbi një gji në Rrethin Polar arktik. Në orën 8 e 33 minuta të mëngjesit lëshon bombën atomike më të fuqishme me hidrogjen: e mbiquajtur Car. Ishte ndërtuar prej një grupi të drejtuar nga Andrej Dimitrieviç Sakharov, në pak më shumë se 6 javë. Fuqia shpërthyese e saj është 57 megaton: pothuajse 4000 herë më e madhe se e bombës së lëshuar mbi Hiroshimë. Kërpudha e shkaktuar prej shpërthimit arrin lartësinë 64 kilometra largësi. Janë shkatërruar deri kolonat e disa shtëpive në Finlandë, në rreth 900 kilometra nga hipoqendra.
Në fillimin e viteve Gjashtëdhjetë, në kulm të Luftës ës Ftohtë, planeti jeton në gjendje rreziku të vazhdueshme. Rreziku më i madh është kaluar në vitin 1962, kur sovjetikët kanë vendosur rampa lëshimi raketash në ishullin e Kubës. Tensioni midis dy blloqeve ishte shumë i lartë. Uashingtoni dhe Moska përplaseshin në një ndeshje politike mjaft të ashpër. Historia bëhet nga njerëzit, por kurrë nuk do të pritej që shmangia e konfliktit më tragjik të mundshëm i të gjithë njerëzimit do të ishte vepër e një njeriu të vetëm. Ai që e zbulon këtë episod ka qenë Vadim Orlov, gjatë një simpoziumi të organizuar në Kubë në vitin 2002.
Më 27 tetor të vitit 1962 bota përjeton me zemër të ngrirë fazën më të nxehtë të krizës së Kubës. Nëndetësja në të cilin ndodhet Orlov kërkon që të çajë bllokimin detar që amerikanët kanë formuar përreth ishullit. Një anije lëshon bomba thellësie. Ekuipazhi i nëndetëses sovjetike tronditet nga shpërthimet dhe mungon ajri. Komandanti urdhëron të lëshohet siluri atomik: është e sigurt se lufta kundër Shteteve të Bashkuara dhe bllokut perëndimor tashmë ka filluar. Megjithatë, në bazë të rregullave, për lëshimin e tij nevojitet “po”-ja e 3 oficerëve të parë në bord. I treti thotë “jo”. Injorohet fakti se çfarë fundi ka pasur ky oficer. I njihet vetëm emri toger Arkhipov. Sigurisht që ka shmangur një katastrofë planetare me shtrirje planetare.
Ai i Orlov nuk është sekreti i vetëm i lidhur me krizën kubaneze. Atëherë Italia e injoronte vendimin rus për të vendosur raketat atomike në ishullin karaibik ishte marrë jo vetëm prej zgjedhjes amerikane për të vendosur testata bërthamore në Turqi në kuadër të NATO-s, por edhe prej pranisë së armëve të ngjashme në Itali, më saktësisht në rajonin e Puglia. Në fillimin e viteve Gjashtëdhjetë, 30 raketa “Jupiter”, secila me testatë bërthamore 100 herë më të fuqishme se bomba atomike e shpërthyer në Hiroshimë, qenë instaluar në fushat në afërsi të Gioia del Colle, në provincën e Barit. E gjitha kjo kishte ndodhur në sekretin më të madh. Vetëm kohët e fundit, me hapjen e arkivave, është zbuluar se si ka ecur kjo ndodhi. Me mbarimin e krizës, instalimet janë çmontuar dhe raketat kanë lënë Italinë. Në fund të muajit qershor 1963, nuk mbetej gjë tjetër veçse gërmadhave.
Ajo e bombës atomike është një histori relativisht e shkurtër, por e pasur me prapaskena. Ka përfshirë njerëz në mirëbesim, por edhe kriminelë të vërtetë. Çfarë pritet në të ardhmen? Ka ende shumë për t’u zbuluar. Shumë gjëra duhen akoma kuptuar në themel. Janë të shumtë kapitujt që i duhen shkruar. Shpresojmë që vetëm të mos sjellin me vete një valë tragjike vdekjeje. /Bota.al