Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Nata e Pashkëve: Krishti u Ngjall. Më të vërtetë u Ngjall, Aleluja

April 11, 2020
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
Nata e Pashkëve: Krishti u Ngjall. Më të vërtetë u Ngjall, Aleluja
402
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Për shumë Mot kjo Natë e Shenjtë e Pashkëve, kjo Natë e Shenjtë e Krishtit të Ngjallur. Në këtë Natë të Shenjtë të Ngjalljes së Jezu Krishtit, kremtojmë ngjarjen e madhe e vendimtare që ia ndryshoj rrjedhën historisë së njerëzimit: kremtojmë fitoren e Krishti mbi vdekje e këndej më Krishtin e në Krishtin edhe ngadhënjimin e njerëzimit mbi të keqen e vdekjen.

R.SH. – Vatikan

Për shumë Mot kjo Natë e Shenjtë e Pashkëve, kjo Natë e Shenjtë e Krishtit Gjall, ju miq e dëgjues të Radio Vatikanit – Vatican News e shqiptarë të nderuar kudo që jeni. Drita, bekimi e paqja e Krishtit të Gjallë qofshin përherë në zemra e në familje tuaja.

Këtë të Shtune ndalemi te liturgjia e Natës së Shenjtë të Ngjalljes së Jezu Krishtit, Natës së Pashkëve në të cilën Kisha mbarë i kumton njerëzimit Ngjalljen e Krishtit. Kjo e vërtetë e fesë së krishterë është pika kulmore e tërë Vitit të Liturgjisë Kishtare dhe thelbi i fesë sonë të krishterë, e për këtë arsye solemniteti i Pashkëve quhet me të drejtë festa e të gjitha festave, e kjo Natë tejet e Shenjtë e Pashkëve, ‘nëna e të gjitha netëve, nëna e të gjitha festave’ të krishtera. Në këtë Natë të Shenjtë, gjithçka përkon, gjithçka përmblidhet e merr kuptim të ri në Dritën Shpëtimprurëse të Jezusit të Ringjallur.

Pra, në këtë Natë të Shenjtë të Ngjalljes së Jezu Krishtit, kremtojmë ngjarjen e madhe e vendimtare që ia ndryshoj rrjedhën historisë së njerëzimit: kremtojmë fitoren e Krishti mbi vdekje e këndej më Krishtin e në Krishtin edhe ngadhënjimin e njerëzimit mbi të keqen e vdekjen. Në këtë Natë të Shenjtë të Pashkëve kumtojmë fenë tonë në Krishtin e kryqëzuar, të vdekur e të ringjallur.

Kumtojmë shpresën tonë në njerëzimin e shëlbuar e të bërë “bir” të Zotit. Shpallim sot dashurinë që na shpëtoj e që bëri të lindë në ne dashuria. Prezenca në Eukaristi, nata e lutjes në Gjetsemani, falja e armiqve, feja në Krishtin, të Birin e njeriu, përcaktimi mes të mirës e së keqes që çdo njëri duhet të bëj me përgjegjësi të ndërgjegjes së vet, kryqi i Krishtit, shenjë e dashurisë dhe e lavdërimit: në këtë vështrim duhet t’i përshkojmë orët e mbramë të Jezusit, jo si një përkujtim thjesht të një riti fetar por të një afërsie të besimit e të liturgjisë pashkore në dashurinë Ngadhënjimtare të Zotit të Jetës.

Vigjilja e Pashkëve sot përmban këto katër pjesë

Shtuna e Madhe e Pashkëve është ditë kundrimi dhe heshtjeje të madhe, ditë të cilën të krishterët ftohen ta kalojnë në lutje deri në kumtin e Ngjalljes së Krishtit. Në inflacionin e fjalëve që kaq shumë dëgjojmë çdo ditë, është tepër e nevojshme kjo ditë heshtjeje. Shën Gregori i Madh Papë një herë pati thënë: ‘Duke mos folur, mësojmë të heshtim, por duke heshtur, në qetësi të plotë, mësojmë të flasim më mirë”.

Nata e Pashkëve, me ritet liturgjike të veta të bekimit të ujit, të zjarrit dhe të shpalljes së Ngjalljes së Krishtit, bën të shndrisë fytyra gjithnjë e re dhe e bukur e Kishës, e cila u kujton besimtarëve se Treditëshi i Pashkëve nuk është kujtim i realitetit të së kaluarës, por është realitet aktual. Krishti edhe sot, me dashurinë e tij fiton mbi mëkatin dhe mbi vdekjen. E keqja, në të gjitha format e veta, nuk do ta thotë fjalën e fundit. Në fund të fundit do të ngadhënjejë Krishti, e vërteta, dashuria. Në se jemi gati të vuajmë e të vdesim me Të, siç na tregon shën Pali në liturgjinë e Fjalës të kësaj Nate të Shenjtë të Pashkëve, jeta e Tij do të bëhet jeta jonë. Mbi këtë siguri mbështetet dhe ngrihet feja dhe jeta jonë e krishterë.

Treditëshi i Pashkëve arrin kulmin pikërisht në Natën që kremtohet ndërmjet së Shtunës së Madhe e të Dielës së Ngjalljes së Jezu Krishtit. E Shtuna, e treta ndër ditët e shenjta të Pashkëve është, ndër të gjitha, më e pasura me rite, simbole, fjalë e shenja, që shprehin fitoren e Jezu Krishtit, Zot e Shpëtimtar mbi vdekjen dhe forcat e errëta të së keqes. Është shpresë që u ofrohet të gjithë atyre njerëzve që besojnë në Zotin e Kryqëzuar e të Ngjallur. E Shtuna e Madhe është pra një ditë lutjeje e agjërimi, jo si pendesë, por si pritje e dëshirë për bukën e vetme që ushqen me të vërtetë: bukën e të Ringjallurit. Nata e Pashkëve dallohet nga e Shtuna e bën pjesë në ditën e Pashkëve; është festa e vërtetë, është një Natë “nëna e të gjitha netëve”.

Katër janë simbolet e liturgjisë së natës së Pashkëve, e cila kremton ringjalljen e Zotit: drita, fjala, uji dhe buka. Të gjitha shpjegohen me mënyrat me të cilat Jezusi e ka paraqitur veten: Jezusi është drita e botës, është fjala e fundit e Atit. Është uji që shuan etjen e përtërin, është buka e jetës.

Nata e Pashkëve na bën të hyjmë në plotësinë e misterit të tij: na bën të takojmë Jezusin si i Ringjalluri, i Gjalli, Ai që, duke na treguar fytyrën e vërtetë të Atit Hyjnor, mund të na mbushë me gëzim e shpresë. Nata e Pashkëve është rrënja e çdo shprese dhe e kuptimit të krishterë të jetës. Kush ndjek Jezusin për jetë, kush ka jetuar në ditët e mëparshme solidaritetin në dhimbje, tani mund të jetojë me gëzim festën.

Nëse gjatë Krezhmëve kemi reflektuar mbi peshën e mëkateve e mbi rrezikun e dështimit në jetë, këtu fillon shpresa për një ndihmë nga lart, që i jep vlerë ekzistencës, megjithëse në mes të errësirës e dhimbjes. Bashkësive të krishtera, Nata e Pashkëve duhet t’u japë guximin për ta dëshmuar këtë shpresë, guximin për ta arsyetuar shpresën e jetës, që mbajnë në zemër. T’u japë aftësinë për të ndërmarrë impenjime e iniciativa, që i thonë botës sa e mbushur me të ardhme e me mundësi pozitive është feja në Jezusin. E tani të përshkruajmë e të përshkojmë së bashku ritet dhe simbolet liturgjike të Natës së Shenjtë të Pashkëve.

Liturgjia e dritës

Çasti i parë i Natës së Pashkëve e përqendron vëmendjen mbi dritën: zjarri i ndezur në errësirë kujton Shpirtin dhe ngrohtësinë e Zotit, forcën e tij ripërtëritëse, por edhe dashurinë njerëzore, që i jep ngrohtësi e kuptim jetës.

Imazhi i qiriut në procesion drejt kishës e thërret popullin e besimtarëve të ndjekë Jezusin, dritën e botës. Qiriu që jep dritë duke u konsumuar, si

Jezusi, u thotë të krishterëve se askush nuk mund të jetë dritë për të tjerët, pa flijuar e hequr dorë nga vetvetja. Do të ishim të kënaqur nëse nga sakrificat tona të vogla, të tjerët të përfitonin ngrohtësi e jetë. Për disa aspekte, bota është akoma e zhytur në errësirë. Lajmi i Mirë i Pashkëve nuk mund të mbetet vetëm në një himn fjalësh të bukura. Kulti i vërtetë i të krishterit është jeta e Krishtit të Gjall.

Ja me fjalë tjera Shërbesa e Dritës: Bashkësia gjendet afër qiriut të Pashkëve që është simbol i Krishtit, dritës së botës. Në shërbesën e dritës të kësaj nate duhet të veçohen momentet si bekimi i zjarrit që është shenjë e jetës që shndritë dhe ngrohë. Më pas në qiriun e Pashkëve meshtari gdhendë një kryq. Mbi të vihet shkronja greke Alfa ndërsa nën të shkronja Omega. Në katër anët e kryqit vihen katër numrat e vitit vijues, pastaj mundë të vihen pesë kokrrat e kemit po kështu në formë kryqi. Prej zjarrit të bekuar ndizet qiriu i Pashkëve që simbolizon Krishtin e Ngjallur.

Pasi të jemi nisur drejt kishës, në hyrje të saj të gjithë ndezin qirinjtë që bartin në dorë nga qiriu i Pashkëve (Populli i Zotit udhëton në këtë botë i shndritur me dritën e Krishtit). Atëherë xhakoni, ose nëse ai nuk është, meshtari duke e lartësuar qiriun e Pashkëve këndon në hyrje të kishës, në mes dhe te altari: Drita e Krishtit, në çka të gjithë përgjigjen: Falënderojmë Hyjin.

Pasi të vihet qiriu në shandan këndohet himni i qiriut të Pashkëve. Ky himn përmban pesë tema: 1) Ngjallja është krijim i ri; b) Dalja; Qiriu si udhëtregues i popullit (Dalja nga Egjipti); c) Qiriu është dritëza e Kishës e cila pret të Fejuarin e vet; d) Domethënia e paraqitjes së dritës dhe karakteri flijues i Pashkëve; dhe e) Simbolika e bletëve. Pasi të ketë përfunduar himni të gjithë fikin qirinjtë dhe ulen, vazhdon shërbesa e fjalës.

Liturgjia e Fjalës

Liturgjia ofron mundësinë e shumë leximeve: zgjedhja e të gjithave ose vetëm e disave prej tyre duhet të japë kuptimin e domethënien e një historie të përshkuar nga iniciativa e Zotit. Fjala bëhet histori e përgatitet të presë Jezu Krishtin.

Fjala është në fillim të krijimit, nëpërmjet të cilit Zoti dhuron të qenit, pra i jep kuptim gjithçkaje ekziston. Në veçanti, krijon njeriun në përngjasim me Të, duke vendosur tek ai farën e një prirjeje të natyrshme drejt Krijuesit të vet.

Fjala e Zotit udhëheq rrugën e çlirimit e të rithemelimit të popullit, që bëhet popull i Zotit nëpërmjet mundit e kërkimit, gabimit e kthimit drejt Zotit.

Deri tek Ungjilli, ku tregimi i grave që gjejnë varrin e Jezusit bosh e çon besimtarin tek Ai, që nuk duhet kërkuar ndër të vdekurit, tek i Gjalli, që duhet takuar në historinë e përditshme.

Ja me fjalë tjera Shërbesa e Fjalës së Zotit: Kur mendojmë mbi veprat e mrekullueshme të cilat që nga fillimi Zoti i ka bërë në popullin e vet. Për shërbesën e fjalës janë të paraparë shtatë lexime prej Besëlidhjes së Vjetër dhe dy prej Besëlidhjes së Re. Leximet e BV mundë të reduktohen në më së paku dy por asnjëherë nuk guxon të lihet leximi mbi daljen prej Egjiptit (Leximi i tretë). Pas leximit të fundit të BV dhe lutjes meshtari këndon Lavdi… Vijon lutja dhe leximi i letrës nga Besëlidhja e Re. Kur ky përfundon solemnisht pas shtatë javësh këndohet Aleluja. Vazhdon Ungjilli dhe Homelia apo komenti i leximeve biblike.

Liturgjia e Pagëzimit

Është çasti që na çon tek jeta e re e marrë përmes Pagëzimit: është pra momenti-kujtesë i ngjarjes themelore të qenies sonë si Kishë. Përtëritja e impenjimeve, që të tjerët i kanë marrë për ne në momentin e Pagëzimit do të thotë një vetëdije e re për përgjegjësinë tonë në histori. Ja me fjalë tjera Shërbesa e Pagëzimit:: Sakrament ky përmes të cilit kemi kaluar nga vdekja në jetë. Bëhet përsëritja e premtimeve të pagëzimit, dhe nëse ka katekumen ( kandidat të rritur për pagëzim apo fëmijë) bëhet paraqitja dhe e nunave, e pastaj kremtohet pagëzimi i tyre. Nëse nuk ka asnjë kandidat për pagëzim, bashkësia e besimtarëve ftohet në lutje dhe bëhet bekimi i ujit. E pastaj bëhet përtëritja e premtimeve të pagëzimit, e më këtë rast nuk thuhet Besojma.

Liturgjia Eukaristike

Eukaristia e Natës së Pashkëve është një “akt falënderimi” krejt i veçantë: “Pashkët ishin momenti në të cilin e pati fillesën Eukaristia e vërtetë! Prandaj edhe misteri i natës së Pashkëve përqendrohet tek Eukaristia, të cilën Krishti nuk e paraqet i vetëm, por së bashku me Kishën e vet. Ajo merr pjesë në Eukaristinë e tij, që përuron solemnitetin e madh të Rrëshajëve, në të cilat bashkësia e krishterë e shëlbuar falënderon Atin së bashku me Birin”.

Ja me fjalë tjera Shërbesa Eukaristike: Populli i Zotit i rilindur me pagëzim paraqet flijen në Përkujtim të Krishtit, si shenjë falënderimi dhe ushqehet me korpin e gjakun e Krishtit të Gjallë. Shërbesa Eukaristike është kulmi i këtij kremtimi me të cilën shprehet kuptimi themelor i saj: me praninë e Krishtin të Gjallë kalojmë nga vdekja në jetë të vërtetë. Kremtimi i Meshës vazhdon si rëndomtë me lutjet përkatëse e të përshtatshme të kësaj të Kremte, sipas Mesharit Romak. Kremtimi i Natës së Pashkëve nuk duhet të përfundojë para mesnatës, “sepse duhet të presim deri në atë çast të saktë kthimin e Hyjit”.

Ajo Natë është e mbushur me misterin e pritjes. Qiriu qëndron pranë ambonit, i cili përfaqëson Varrin bosh. Ai është simbol i të Ringjallurit. Gratë që në mëngjes herët, shkojnë te varri për ta mbështjellë “trupin e vdekur” të Jezusit me një vaj të përmortshëm gjejnë Fjalën e ngjallur. Nata e Pashkëve kremton krejt Misterin e festës e në çdo pjesë të saj kryhet kalimi nga vdekja në jetë. Kulmi i Natës është Eukaristia: buka e të Ngjallurit për bashkësinë e vet.

Ta lusim, prandaj Zotin, në këtë orë të pagjumë, të na mbushë plot me gëzimin e dritës së Tij!

e ta lusim që edhe ne të bëhemi mbartës të dritës së Krishtit të Ngjallur;

e që përmes Kishës, shkëlqimi i fytyrës së Krishtit, të hyjë në jetën e botës!

Liturgjia e Natës së Ngjalljes së Jezu Krishtit, Zot e Shpëtimtar.

Tags: BesimiBiriJezusiJozefiKishaKrishtiKryqiMariaMundimetZoti
Previous Post

6 prill 1667, të Mërkurën e madhe para Pashkës, Raguza goditet nga një tërmet apokaliptik

Next Post

A është “Qefini i Torinos” pëlhura me të cilën u varros Jezusi? Përplasen të vërtetat, ajo e shkencës, Biblës dhe fakteve

Next Post
A është “Qefini i Torinos” pëlhura me të cilën u varros Jezusi? Përplasen të vërtetat, ajo e shkencës, Biblës dhe fakteve

A është "Qefini i Torinos" pëlhura me të cilën u varros Jezusi? Përplasen të vërtetat, ajo e shkencës, Biblës dhe fakteve

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0

Më 2 korrik 1990, kur zemërata zgjonte kurajon për të guxuar të sfidoje diktaturën

July 2, 2025
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

Artemisa B e Pireut, Hyjnesha e bronztë që sfidon shekujt, për të dëshmuar përsosmërinë e artit

July 1, 2025
Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

Ismail Kadare, një vit pa penën dhe gjenialitetin krijues, që nënshkroi me vepër përjetësinë

July 1, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj