Nga Jahja Drancolli
Sot, më 6 prill 1667, të Mërkurën e madhe para Pashkës, rreth orës 8 e 45 minuta në mëngjes, Raguza dhe rrethina e tij u goditën nga një prej tërmeteve më të tmerrshëm në historinë europiane. Tërmeti u ndje nga Gjiri i Gjenovës, Venediku, Arbëria, deri në Kostandinopojë dhe Smyrna. Pas disa minutash, një numër i madh ndërtesash u zhdukën. Numri i saktë i të vrarëve dhe të plagosurve është i panjohur, por vlerësohet se janë rreth 2200 veta!
Tërmeti dëmtoi një pjesë të mirë të qytetit dhe rrethinës së përparuar. Muret mbrojtëse dhe fortifikimet e qytetit u kursyen nga dëmtimet e mëdha. Përveç 1.200 viktimave, në Pallatin e Dukës mbeti i vdekur edhe princi S. Getaldi dhe familja e tij. Menjëherë pas tërmetit, u shfaq një tsunami, i cili u raportua nga konsulli hollandez, Jakob van Damm, i cili kishte mbijetuar. Erërat e forta shkaktuan zjarre në shtëpitë e shkatërruara. Pas tërmetit dhe zjarrit (i cili ndalet më 8 prill), Raguza shoqërohet me një ubrovnik plaçkitje të paprë nga vendet fqinjë. Fatkeqësisht, nuk dihet saktësisht se sa banorë zotëronte Raguza para tërmetit. Vlerësohet se ka pasur rreth 6000. Gjithashtu nuk dihet saktësisht për pamjen vizuale të qytetit para tërmetit.
Janë ruajtur dokumente të shumta për tërë ngjarjen e tmerrshme, dhe të gjitha tregojnë për shtrirjen e katastrofës që goditi Raguzën. Shumica e letrave dhe dorëshkrimeve përshkruanin skena nga qyteti dhe rrethina që lidheshin me skenat e mjerimit që ndodhën pas tërmetit dhe dëmtimit të ndërtesave të caktuara. Tërmeti e ktheu qytetin në një grumbull gërmadhash me burime dhe kroje të thara.
Për fat të mirë, disa fisnikë që mbijetuar tërmetin, arritën të mbanin qetësinë e qytetarëve. Ata krijuan një Këshill prej Dymbëdhjetë anëtarësh për të marrë vendime në ditët pas tërmetit. Një nga vendimet ishte që kushdo që largohet nga Raguza, do të ndëshkohet sepse duhet të rindërtojë qytetin. Ndërsa, për të mbrojtur qytetin nga plaçkitësit, por edhe nga sulmet e nga Republika e Venedikut dhe Perandoria Osmane, ata paguan 800 mbrojtës. Diplomacia e famshme raguzane ndihmoi edhe këtë herë Republikën.
Ilustrimi: Pamje e Raguzës para tërmetit të vitit 1667, vepër e një autori anonym!