“Fshatarët duke fjetur”, pikturë e mjeshtrit të madh të artit novator, surrealizmit dhe kubizmit, Pablo Picasso, u realizua në vitin 1919. Teknika është akuarel dhe lapsa në letër, përmasat 31.1 x 48.9 cm, ndodhet në Muzeun e Artit Modern (MoMA).
“Fshatarët duke fjetur”, është më e fuqishmja nga pikturat e vogla erotike të Pablo Picasso që është realizuar me ngjyra të shkëlqyera.
Ritmet e shqetësuara, të çrregullta, të ideuara dhe realizuara nga konturet e shpërfytyruara dhe të rrumbullakosura të trajtave trupore, arrijnë të fiksuara në realen artistike pas një çasti konsumimi të aktitë, kopulim i nxehtë i cili sapo ka ndodhur duke shkrehur kurmet në një prehje të dlirë artistike. Pozicioni i trupave, gjoksi gjysëm i zbuluar i gruas, i ruajnë të paprekur nxehtësinë dhe tendosjen e asaj shkrehjeje të pastër ndijimi.
Trupat e pjekur të kredhur shkujdesur në kashtën e të korrave, nënkuptojnë disa rite pjellorie arkaike, të cilat i përcjell Picasso me një forcë delikate shprehije.
Albert Vataj