Ilemile Vernet-Lecomte (15 mars 1821 – 19 nëntor 1900), është një piktor orientalist i shquar francez. U lind në një dinasti artistësh. Babai i tij, Hippolyte Lecomte, gjyshi dhe xhaxhai, Horace Vernet, ishin të gjithë të njohur për veprat e tyre ushtarake, historike dhe orientale.
“Një figurë e tillë e rëndësishme dhe me shumë vlera në një rreth të tillë njerëzisht të shquar ka qenë lehtësisht e mundur për të ngatërruar emrin dhe tjetërsuar përkatësitë krijuese me Ilemiles. Artisti ekspozoi vepra të hershme me emrin Ilemile Lecomte, duke marrë më vonë emrin Émile Vernet-Lecomte, i cili atëherë u përmbys shpesh nga katalogimet e pasakta të Sallonit të Parisit “.
Ndërsa Vernet-Lecomte pikturonte lëndë të larmishme nga portrete të shoqërisë në vepra fetare, më 1847 ai filloi të ekspozojë subjektet orientale, për të cilat mbase mbahet mend më së miri. Shumë nga këto kompozime janë portrete të grave, shpesh-vizione të idealizuara, të mrekullueshme si për detajet e tyre të shkëlqyera, ashtu edhe për bukurinë befasuese. Ndërsa këto imazhe shpesh bashkonin veshje dhe sende të ndryshme nga Lindja e Mesme, Afrika, Turqia dhe Greqia, puna e mëvonshme përqendrohet në Egjipt. Ndonse nuk ka detaje të regjistruara, të njohura, të udhëtimeve të Vernet-Lecomte në Egjipt, menjëhershmëria e veprës së vonë, e shoqëruar me mbishkrimin e emrit të tij, janë shumë bindëse që ai udhëtoi në rajon në vitet 1860.
Përgjatë shekullit XIX artistët evropianë dhe amerikanë udhëtuan për në Egjipt në rrugë të mbrojtura mirë, duke frymëzuar vepra të shumta që përshkruanin jetën e përditshme dhe traditat e popullit egjiptian – disa më saktë se të tjerët. Megjithatë, përbërja e Vernet-Lecomte është një përshkrim veçanërisht tërheqës dhe i rrallë i një artisti perëndimor aktiv në peizazhet që vizitoi.
Një vlerë të patjetërsueshme e kësaj galerie është përcjellja me kaq vitalitet dhe dritë i të gjithë komponentëve që nga aspekti fizik, sensualiteti, bota shpirtërore, tradita e transmetuar përmes veshjes, një prej elementëve më të përfaqësohet edhe ky album tablosh të piktorit. Sejcila nga këto piktura bart në vetvete një identitet, një unitet, një botëkuptim, një personazh dhe një vlerë, që e bëjnë penelin e këtij mjeshtri një afri dhe adhurim.
Gratë e një pjese të galerisë së piktorit janë të bukura. Tek ata derdhet një bukuri shpesh e idealizuar, por më shumë e vërtetuar dhe e shëmbëllyer në një trajtë të pavdekshme, gjithnjë elegante dhe plot shprehi.
Albert Vataj