Sandro Botticelli ishte një piktor italian i Rilindjes së Hershme. Ai i përkiste shkollës së Firences, nën patronazhin e Lorenzo de ‘Medici, një lëvizje që Giorgio Vasari do ta karakterizonte më pak se njëqind vite më vonë si një “epokë e artë”, një mendim, mjaftueshëm i përshtatshëm për të përfaqësuar dhe dëshmuar qasjet estetike dhe shpirtin shprehës të pasionit shpërthyes të një penelate që la gjurmë inkandeshente në një epokë të rëndësishem të pikturës italiane.
Vepra e Botticellit është parë dhe pranuar të ishte një përfaqësuese e hirin linear të pikturës së Rilindjes së Hershme. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Lindja e Venusit” dhe “Primavera”. “Portret i një gruaje të re” përbën gjithashtu atë njëtratshmëri komunikimi, me të cilën piktori konkretizoi përmes asaj që do të njihej si e lëbyrëta e dritës dhe ngjyrave, trajtës dhe gjendjes. Gratë në tablotë e Sandro Botticel duket se ngjasojnë, po në të vërtetë bota e tyre shpirtërore ndryshon nëpërmjet një dukshmërie të imët dhe pothuajse pak evidente. Ndoshta edhe për faktin se vetë mjeshtri krijoi një steriotip të profilit femëror, me të cilin ai u dashurua dhe është pikërisht kjo ndjenjë e tij që kërkon ëndje dhe adhurim edhe pas kaq qindvjeçrësh.
“Portret i një gruaje të re” si te “Lindja e Venusit” ashtu edhe tek “Primavera” është ajo prehje e dëlirë femërore, është ajo bukuri e skalitur me një delikatesë dhe përkushtim që tejkalon natyrën. Ai hir derdhet në këto monumente të Rilindjes së Hershme si një vezullimi i një drite dielli në shpengimin e vet të hovshëm të etjes për shpërthim.
Albert Vataj