“Oh Shpirt i Madh, me zërin që ta ndjej nëpër erëra dhe me frymëmarrjen që i jep jetë tërë botës, dëgjomë!
Vij drejt Teje, nji prej shumë bijve të tu.
Jam i vogël dhe i dobët, kam nevojë për forcën dhe urtësinë tande. Lermë të ec mes gjërave të bukura, dhe bëj që sytë e mi të adhurojnë perëndimin e kuq dhe të artë.
Bëj që duart e mia të respektojnë gjithë çfarë ke krijuar, e veshët e mi të jenë të mprehtë për të dëgjuar zërin tënd.
Më bëj të urtë, ashtu që unë të mundem të njoh gjanat që i ke mësue popullit tim, mësimet që ke fshehur në çdo gjethe, në çdo shkëmb.
Kërkoj forcë, jo për të qenë sipëror ndaj ndaj vëllezërve të mi, po për të qenë i aftë të luftoj armikun tim më të madh: vetveten!
Bëj që të jem gjithnjë i gatshëm për të ardhë tek ti, me duar të pastra dhe sy që shohin drejt, ashtu që kur jeta ime të përhapet si drita në perëndim, shpirti im të mundet me ardhë tek ti pa pasur turp.”.