Lajthia është një element shumë i rëndësishëm ushqimi në një dietë të ekuilibruar. Ajo ka disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Ajo ka një kombinim të veçantë të acidit oleik të proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit. Lajthia dhe vaji i lajthisë janë një burim i mirë i Vitaminës E, e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt e tjerë të trupit duke i mbajtur të shëndetshëm.
Lajthia është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të sistemit të riprodhimit. Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut. Një tjetër dobi e vitaminës E, është për të parandaluar faktorët që përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit. Beta-sitosteroli e cili gjendet me bollëk në lajthi, është i rëndësishëm. Kështu në qoftë se konsumojmë 25 gr. në ditë e mbrojmë trupin si për sëmundje të zemrës dhe të kancerit.
Një nga përfitimet shëndetësore të mëdha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik. Acidi folik është i dobishëm për rritjen e foshnjave dhe për të rriturit. Lajthia ka në përbërje të saj vitaminën B, vitaminat B1, B2, B6 e B12 të cilat janë të pranishme tek ajo janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për ata të fëmijëve në moshë të zhvillimit. Një tjetër veti e rëndësishme e lajthisë është se ajo siguron trupin me protein.
Proteina është materiali bazë i përdorur për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme të lajthisë. Vaji i lajthisë është i njohur edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është përdorur në shumë produkte kremrash solar.
Vaji i lajthisë ka një efekt shumë qetësues në lëkurë dhe për këtë arsye zakonisht përdoret nga SPA të ndryshme. Vaj i lajthisë është gjithashtu i njohur edhe për vetitë e tij të shkëlqyera hidratuese.