Sanskritja është një nga gjuhët më të vjetra të gjetura në Tokë. Ky grup rregullash për të qënë një Njeri daton mijëra vite më parë, por që janë njësoj të vlefshme edhe sot e kësaj dite! Më poshtë teksti i përkthyer:
1. TI DO TE PAJISESH ME NJE TRUP.
Ti mund ta pëlqesh ose urresh atë, por ai do të jetë i yti gjatë gjithë kohës për këtë herë.
2. TI DO TE MESOSH LEKSIONE.
Ti je duke ndjekur me kohë të plotë një shkollë informale që quhet jetë. Çdo ditë në këtë shkollë, ti do të kesh mundësinë që të mësosh leksione të reja. Ti mund ti pëlqesh leksionet që merr ose të mendosh që ato janë të kota dhe të pavlera.
3. NUK KA GABIME, VETEM LEKSIONE.
Rritja është një proces të provuari dhe gabuari, eksperimentimi. Eksperimentet “e dështuara” janë po aq pjesë e këtij procesi aq sa edhe eksperimenti që së fundmi “funksionon”.
4. NJE LEKSION DO TE PERSERITET PER AQ KOHE DERI SA AI TE MESOHET.
Një leksion do të të paraqitet në forma nga më të ndryshmet deri sa ti ta mësosh atë. Atëhere ti mund të kalosh në leksionin tjetër.
5. TE MESUARIT LEKSIONE NUK MBARON NDONJEHERE.
Nuk ka asnjë pjesë të jetës që nuk përmban leksione. Nëse je gjallë, atëhere ka akoma leksione që duhen mësuar.
6. “ATJE” NUK ESHTE ME MIRE SE “KETU”.
Kur “atje-ja” jote shndërrohet në “këtu”, ti thjesht ke gjetur një tjetër “atje” që përsëri, duket më mirë sesa “këtu”.
7. TE TJERET JANE THJESHT PASQYRIME TE TUAT.
Ti nuk mund të duash ose urresh diçka te një personi tjetër përveçse ajo reflekton diçka që ti do ose urren te vetja jote.
8. AJO ÇKA BEN TI ME JETEN TENDE VARET NGA TI.
Ti i ke të gjitha mjetet dhe burimet që të duhen; ajo çka bën ti me to varet nga ti. Zgjedhja është e jotja.
9. PERGJIGJET GJENDEN BRENDA TEJE.
Përgjigjet për pyetjet e jetës ndodhen brenda teje. Gjithçka që ty të nevojitet është të shikosh, të dëgjosh dhe të besosh.
Përgatiti Bota.al