Hapja e arkivave të Vatikanit. Lauder: “Dëshmi e dëshirës së Papës Françesku për të njohur të vërtetën e për të kujtuar Holokaustin”.
“Hapja e arkivave vatikanase të Luftës II Botërore për historianët, është shenjë, që dëshmon dëshirën e Papës për njohjen e së vërtetës e për kujtimin e Holokaustit, apo të shfarosjes masive të hebrenjve”. Këtë pohon Ronald S. Lauder, president i Kongresit hebraik botëror (Wjc), në prag të hapjes së fondeve, që lidhen me papninë e Piut XII.
“Kongresi hebraik botëror – vijon Lauder – e di se më 17 mars 1942 Vatikani pati marrë një memorandum të hollësishëm nga ana e përfaqësuesit të asokoshëm të Wjc në Gjenevë, Gerhart Riegner, në të cilin pasqyroheshin provat brutale të planit nazist për shfarosjen e hebrenjve. Nuk kemi asnjë dijeni mbi fatin e këtij memorandumi të Riegner, as pasi e kërkoi përfaqësuesi i asokohshëm i Selisë Shenjte në Zvicër, imzot Filippo Bernardini. Po e dimë mirë çka ndodhi me 6 milionë hebrenj të vrarë mizorisht gjatë Holokaustit” – nënvizon Lauder
Me hapjen e arkivit mund ta marrim vesh, më në fund, çka dinte Vatikani – pohon akoma Lauder – duke kujtuar, në vijim, të gjitha përpjekjet e bëra menjëherë pas përfundimit të luftës botërore nga ana e bashkësisë hebraike dhe Kishës katolike, për ta shpallur Vatikanin aleat të popullit hebraik.
Hapja e arkivit – nënvizon presidenti i Wjc – “është një nga çastet vendimtare të historisë së marrëdhënieve katoliko-hebraike dhe të dialogut ndërfetar”.
Të shumta kanë qenë rastet kur Papa Françesku u takua me Lauder. I pari, që në fillim të papnisë, në mars 2013. Gjatë këtij takimi Françesku e Lauder diskutuan për bashkëpunimin katoliko-hebraik e edhe për çështje të tjera, të ndryshme, ndërmjet të cilave, edhe përhapja e antisemitizmit në botën e sotme.
R. SH. – Vatikan